Bullgaria ka vonuar ndjeshëm zbatimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, sipas raportit për vendin tonë të përgatitur nga Brukseli për vitin 2024, raporton BNT. Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë i Bullgarisë është me vlerë prej 5689 miliardë euro grante. Deri më tani, Bullgaria ka marrë vetëm një pagesë prej 1.37 miliardë euro. Vonesa në zbatimin e planit e pengon vendin tonë të marrë fondet e mbetura. Deri më tani, Bullgaria ka përmbushur vetëm 22 synime nga gjithsej 321. Afati i fundit për zbatimin e Planit është gushti i vitit 2026. Ndër rekomandimet e KE-së është edhe përmirësimi i mjedisit të biznesit. Rreth 53% e investitorëve në vendin tonë nuk kanë besim se investimet e tyre mbrohen nga ligji dhe sistemi gjyqësor. Bullgaria gjithashtu përballet me sfida lidhur me dekarbonizimin e ekonomisë dhe prodhimin e energjisë. Sipas Brukselit, liberalizimi i vonuar i tregut të energjisë elektrike po pengon kalimin në energji të pastër dhe të përballueshme.
Bullgaria vazhdon të ketë tregues të dobët sa i përket varfërisë energjetike. Përqindja e popullsisë që nuk është në gjendje të ngrohë në mënyrë adekuate shtëpitë e tyre është 22.5% në 2022 - përqindja më e lartë brenda BE-së dhe shumë mbi mesataren e BE-së (9.3%), thuhet në raport.Me kërkesë paraprake të grupit të Partisë Popullore Evropiane dhe me mbështetjen e të gjithë eurodeputetëve bullgarë, raportuesi Tomas Vajç (Thomas Weitz) kërkoi dhe mori në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian shtyrjen e votimit..
Kontrata për ndërtimin e njësive të 7-të dhe 8-të të Centralit Atomik "Kozlloduj" duhet të nënshkruhet deri në fund të vitit 2026, njoftoi ministri i energjisë Zheço Stankov në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare Bërthamore "Energjetika Bërthamore..
Është koha të dalim para popullit bullgar dhe të dëgjojmë se çfarë do të thotë - populli bullgar thotë "po" për levën dhe "jo" për euron, thotë se duhet të jetë pyetur, tha në një deklaratë nga foltorja parlamentare kryetari i Grupit Parlamentar..
Negociatat për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Rosen Zhelтazkov do të fillojnë pas 9 korrikut, kur miratimi i euros në Bullgari bëhet i..
Të premten para mesditës, vranësirat do të ulen përkohësisht, por pasdite do të shfaqen përsëri retë e shiut. Në shumë zona në gjysmën perëndimore të..
Bullgaria nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj parimor mbi integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe po i respekton angazhimet e saj, por..