Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha, ashtu edhe këngët e reja nga albumi i saj i ardhshëm.
Turneu mban emrin e këngës "100 arsye", e cila është rezultat i një bashkëpunimi mbresëlënës midis Maria Ilievës, Preja dhe autorit dhe producentit skandinav Martin K, i cili ka punuar me artistë si Jessie J, Lionel Ritchie dhe Sugababes. Në videon e regjisorit Viktor Antonov – Rik, shohim një aluzion drejt kulturës punk të viteve '80, ndërsa për koreografinë tërheqëse është kujdesur Milen Dankov.
Pas një serie të suksesshme të versioneve cover , DEEP ZONE Project e fillojnë verën me një këngë të re, krejtësisht origjinale. Përderisa muzika e "Mos më zgjo" u krijua nga vetë grupi, në tekstin ndihmuan Roberto Nikollov dhe Vanja Shtereva...
Nga 27 deri më 29 qershor, Pllaja Devetashko dhe fshatrat e rajonit janë shndërruar në skenën e festivalit "Xhazi nën Yje". Edicioni i njëmbëdhjetë i një prej ngjarjeve muzikore më poetike në vendin tonë filloi të premten në mbrëmje, 27..
Nga krijimet e të gjithë kompozitorëve bullgarë, muzika e Panço Vlladigerovit është pa dyshim më e interpretuara si në skenën bullgare, ashtu edhe në atë botërore. Kur muzikantët bullgarë duan të përfaqësojnë atdheun e tyre përmes kujtesës së tij zanore,..
Pas turneut jubilar të suksesshëm "50 vjet magji" , zëri i artë i muzikës pop bullgare Orlin Goranov nis një turne veror, ku do të prezantojë..