Pas turneut jubilar të suksesshëm "50 vjet magji", zëri i artë i muzikës pop bullgare Orlin Goranov nis një turne veror, ku do të prezantojë spektaklin "Koha e së ardhmes". Spektakli sjell një takim mes brezave dhe stileve të ndryshme – këngët e pavdekshme të Orlin Goranovit, energjinë funk, fusion dhe xhaz të grupit "Akaga", si dhe tingujt e rafinuar të muzikantëve të rinj klasikë nga "Orkestra e fshehtë". Koncertet verore do të zhvillohen në skena të hapura në qytetet më të mëdha të vendit,ndërsa finalja e turneut do të jetë në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje, më 1 tetor - Ditën Botërore të Muzikës.
Një nga këngët më të bukura të interpretuara nga Orlin Goranov është “Ende”. Kompozitori Kristijan Bojaxhiev krijoi muzikën dhe orkestrimin mbi vargjet e poetit Georgi Konstantinov, ndërsa shoqërimi instrumental u realizua nga muzikantët e grupit FSB.
Në vitin 1983, kënga fiton Çmimin e Madh në konkursin e Radios Kombëtare Bullgare "Pranvera".
Lexoni më shumë për këngëtarin Orlin Goranov në koleksionin e Radio Bulgarisë:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova
Sot, 15 shtator, festojmë 80-vjetorin e lindjes së njërit prej këngëtarëve popullorë më karakteristikë, të njohur dhe të dashur nga malet e Rodopeve - Mlladen Kojnarov. I lindur më 15 shtator 1945 në fshatin Orjahovec, rajoni i Smoljanit, ai e filloi..
"Ma dhemb shpirti kur bashkatdhetarët tanë në të gjitha kontinentet lotojnë kur këndoj “Vendi im”. Ata flasin dhe këndojnë për atdheun, me lot në sy. Kurse drejtuesit tanë nuk e duan atë me zemër..." – thoshte që kur ishte gjallë Emill Dimitrov,..
Sot festojmë 95-vjetorin e lindjes së këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov. Ai lindi më 11 shtator 1930 në fshatin Dobrallëk të malit të Rodopeve dhe tregoi që në fëmijëri interes për fizarmonikën. Vendimtare për formimin e tij si muzikant..
Sot, 15 shtator, festojmë 80-vjetorin e lindjes së njërit prej këngëtarëve popullorë më karakteristikë, të njohur dhe të dashur nga malet e Rodopeve -..