Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qëndrimi i Bullgarisë për takimin e NATO-s është i sinkronizuar me atë të Aleancës

Zëvendësministri i Mbrojtjes Radostin Iliev
Foto: BTA

Zëvendësministri i Mbrojtjes Radostin Iliev theksoi se në qëndrimin e vendit tonë për samitin e NATO-s në Uashington, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, nuk ka asgjë që do të dëmtonte interesin tonë kombëtar ose do të kërcënonte sigurinë kombëtare.

Fjala e tij është me rastin e refuzimit të presidentit Rumen Radev për të udhëhequr delegacionin e vendit tonë në Uashington, me arsyetimin se ai nuk pranon “disa qëndrime kuadër në lidhje me angazhimet që vendi ynë merr për luftën në Ukrainë” të miratuara nga qeveria e përkohshme.

Iliev theksoi se qëndrimi i vendit tonë është i sinkronizuar me atë të Aleancës dhe propozimi për presidentin është bërë në cilësinë e komandantit suprem dhe kreut të shtetit. Në lidhje me qëndrimin e shprehur zyrtar të Presidentit Rumen Radev për pjesëmarrjen në Samit, Ministria e Mbrojtjes deklaron se vendimi i miratuar me qëndrimet për Samitin është një procedurë e rregullt, zyrtare, e vendosur vitet e fundit për miratimin e një mandati në mbrojtje të interesit kombëtar dhe pjesëmarrje në çështjet e rendit të ditës të këtij lloj manifestimi, theksoi Iliev. Në qëndrimin e miratuar, mbështetja për Ukrainën, në përputhje me vendimet e Asamblesë Kombëtare, është e palëkundur dhe do të ofrohet për aq kohë sa të jetë e nevojshme.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Garues nga katër vende do të marrin pjesë në garën off-road “Mbreti i Trialit 2025”

Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë Kostinbrod, raporton BTA. Garuesit nga Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Spanja do të përballen me pengesat..

botuar më 25-10-04 4.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..

botuar më 25-10-03 7.35.MD

Po rritet numri i viktimave të përmbytjeve në Elenite

Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..

rinovuar më 25-10-03 6.04.MD