Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Njeriu më i lumtur” nis “Turneun më të lumtur”

Foto: Facebook / Grafa.Official

Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar “Vasill Levski” në Sofje, i cili u mbajt më 30 shtator të vitit të kaluar.

“Junior Band” do të jetë i pari që do të ngjitet në skenë në Stara Zagora. Banda tërheqëse e tunxhit u bë e famshme pas paraqitjeve të suksesshme në disa shfaqje televizive dhe falë talentit të madh të muzikantëve të saj. Pas tyre në skenë do të dalin muzikantët Borisllav Bojadzhiev-Borçe - bateri, Aleksandër Obretenov - kitarë bas, Mirosllav Ivanov - kitarë dhe Vencisllav Trifonov - tunxh, vokalet mbështetëse nga LaTiDa, vallëtarë nga RiO Crew dhe ylli i mbrëmjes, Grafa.  Publiku pret skenografi të jashtëzakonshme multimediale, ndriçim dhe efekte piro, të cilat së bashku me interpretimet e këngëtarit Grafa do të kontribuojnë për atmosferën unike.

Emri i turneut bën një lidhje tematike me një nga këngët më të dashura të këngëtarit  Vlladi Ampov – Grafa - "Njeriu më i lumtur".

Lexoni më shumë:


Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Asnjë moment"

Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..

botuar më 25-02-24 6.10.PD

"Trillimi"

Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..

botuar më 25-02-21 6.30.PD

"Punëtori i zellshëm" – kënga më e re e Papi Hans

Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..

botuar më 25-02-20 6.35.PD