Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj euros. Për këtë arsye, norma kryesore e interesit nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në normat e interesit për depozitat dhe kreditë, të cilat kryesisht përcaktohen nga normat e interesit të vendosura nga Banka Qendrore Evropiane. Interesi i BNB ka të bëjë me shlyerjen me vonesë të një detyrimi, kryesisht ndaj shtetit, ose në marrëdhëniet mes firmave, sipas Ligjit për Detyrimet dhe Kontratat.
1 korriku është dita e fundit për deklarimin dhe pagesën e tatimit mbi korporatat, tatimit mbi shpenzimet, mbi të ardhurat e ndërmarrjeve buxhetore. Mbi 283 000 kompani kanë deklaruar tashmë të ardhurat e tyre në Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave.Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..