Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj euros. Për këtë arsye, norma kryesore e interesit nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në normat e interesit për depozitat dhe kreditë, të cilat kryesisht përcaktohen nga normat e interesit të vendosura nga Banka Qendrore Evropiane. Interesi i BNB ka të bëjë me shlyerjen me vonesë të një detyrimi, kryesisht ndaj shtetit, ose në marrëdhëniet mes firmave, sipas Ligjit për Detyrimet dhe Kontratat.
1 korriku është dita e fundit për deklarimin dhe pagesën e tatimit mbi korporatat, tatimit mbi shpenzimet, mbi të ardhurat e ndërmarrjeve buxhetore. Mbi 283 000 kompani kanë deklaruar tashmë të ardhurat e tyre në Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave.Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..
Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..