Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BNB njoftoi ulje të re të normës kryesore të interesit

Godina e BNB-së
Foto: Ani Petova

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj euros. Për këtë arsye, norma kryesore e interesit nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në normat e interesit për depozitat dhe kreditë, të cilat kryesisht përcaktohen nga normat e interesit të vendosura nga Banka Qendrore Evropiane. Interesi i BNB ka të bëjë me shlyerjen me vonesë të një detyrimi, kryesisht ndaj shtetit, ose në marrëdhëniet mes firmave, sipas Ligjit për Detyrimet dhe Kontratat.

1 korriku është dita e fundit për deklarimin dhe pagesën e tatimit mbi korporatat, tatimit mbi shpenzimet, mbi të ardhurat e ndërmarrjeve buxhetore. Mbi 283 000 kompani kanë deklaruar tashmë të ardhurat e tyre në Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD