Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një këngë e përjetshme bullgare në një version të ri

Foto: YouTube /K . L I N A

Në fund të qershorit, kur gjithnjë e më shumë e ndiejmë erën e detit, një ekip brezash të ndryshëm ringjallën në një version të ri një këngë nga e kaluara e afërt me titullin - "Erë deti". Në fund të vitit të kaluar, Kalina Batkova, e njohur me emrin e saj artistik K.LINA dhe dueti Vëllezërit Argirovi i dhanë një tingëllim të ri një tjetër hiti të tyre nga e kaluara - "Është mirë!". Kënga pati një sukses të madh që mesa duket vendosën ta përsërisin bashkëpunimin. “Erë deti” rezulton se është prova e parë e një aktiviteti të përbashkët mes K.LINA dhe Vëllezërve Argirovi. Këngëtarja  tregon më shumë:

“Fillimisht e bëmë “Erë deti” në fund të verës së kaluar, gusht e nisëm dhe tashmë ishte pak vonë, madje kisha disa versione të tekstit, sepse kjo këngë është një përgjegjësi e madhe. Pash drejtime të ndryshme në të cilat mund të shkruaja pak më shumë. Vendosa të krijoj një tekst pak më metaforik, më poetik – sikur flas me detin. Pasi më në fund e krijova këngën ashtu siç doja, hymë në stuio, ata vetë incizuan vokale të reja, refrenin, vargjet.  Kështu që jam shumë e lumtur që kënduan tekstet e mia të reja.”

Ideja për një projekt të përbashkët erdhi nga miku i K.LINA-s, Rumen Rusev, i cili është edhe regjisor i dy klipeve. Pasi asistuan në një koncert të madh të Vëllezërve Argirovi verën e kaluar, me të cilin ata shënuan rikthimin e tyre në skenën bullgare, K.LINA dhe Rumen mbeten shumë të impresionuar nga energjia rinore e binjakëve, si dhe nga energjia e publikut të tyre. K.LINA kishte pak frikë t'i takonte, t'u luante këngët e saj dhe t'u ofronte të bënin diçka së bashku. “Ata janë të hapur, shumë pak këngëtarë bullgarë të estradës do t'i jepnin këngët e tyre më të mëdha kaq lehtë”, shton këngëtarja.

Refrenit të versionit origjinal të këngës nga viti 1989, me muzikë të Stefan Dimitrov dhe tekst të Georgi Borisov, i shtohen teksti dhe muzika e re nga K.LINA dhe aranzhimi i ri i Elia Zambolin. Ai është një muzikant italian me të cilin K.LINA punoi për këngët e saj më të fundit, madje përgatit një mini album me të, i cili pritet këtë vjeshtë.

K.LINA dhe Vëllezërit Argirovi njoftojnë se mesazhi më i rëndësishëm që qëndron pas videos së bukur është kauza që ata po vënë në të: “Ne duam t'u tregojmë bullgarëve se bregdeti ynë i Detit të Zi është i mrekullueshëm dhe ia vlen të vizitohet! Ne patjetër duhet t'u kthejmë njerëzve dashurinë për valët e kripura vendase dhe plazhet e arta."

Lexoni më shumë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: YouTube /K . L I N A, Facebook /K.LINA Music



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafa me një albumin të ri "Sinergjia" dhe versionin e tij të këngës "Princi i Vogël"

Albumi i ri i 16-të në studio i këngëtarit Grafa "Sinergjia" është një koncept gjithëpërfshirës dhe shumë personal që lidh të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tij muzikore. Në përmbledhjen prej dhjetë këngësh, muzikanti na çon nëpër kujtimet e..

botuar më 25-05-19 2.40.MD

Trio VIVA me një version pop-dance të hitit të B.T.R. "Pse"

Vajzat nga trioja VIVA – Viktoria Çeshmexhieva, Joana Velikova dhe Viktoria Ehijanova – patën një vit jashtëzakonisht të frytshëm: publikuan albumin e tyre debutues “Supernova”, patën një turne në Bullgari dhe, megjithëse shumë të reja, tashmë..

botuar më 25-05-16 1.45.MD

Koncert i Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës në Sofje

Më 17 maj 2025, në orën 19:00, salla "Bullgaria" në Sofje do të jetë mikpritëse e vizitës së parë historike të Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës. Me një koncert solemn, orkestra do të festojë 25-vjetorin e themelimit të saj. Dirigjenti do..

botuar më 25-05-15 8.45.MD