Albumi i ri i 16-të në studio i këngëtarit Grafa "Sinergjia" është një koncept gjithëpërfshirës dhe shumë personal që lidh të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tij muzikore. Në përmbledhjen prej dhjetë këngësh, muzikanti na çon nëpër kujtimet e tij dhe vizaton drejtime të reja. Ai u bën homazh frymëzimeve të tij, por gjithashtu u jep një dorë kolegëve të tij, disa prej të cilëve janë ndër më të rinjtë në muzikën bullgare.
Në album u përfshin kompozimet e tij origjinale solo dhe disa duete, si dhe tre interpretime të reja të këngëve ikonike bullgare. Njëra prej tyre - hiti ikonik i duetit Doni dhe Momçill "Princi i Vogël" në versionin e ri të Grafës - u prezantua ditën në të cilën albumi doli në tregun muzikor.
Si një pjesë e rëndësishme e skenës muzikore të viteve 90-të, dyshja Doni dhe Momçill janë ndër shumë ndikimet që formuan botën muzikore të Grafës. Versioni i ri i këngës është në përputhje me stilin e albumit - synth-pop dhe synth-wave, por në një aranzhim modern me stilin karakteristik të Grafës.
Grafa do ta prezantojë albumin “Sinergjia” drejtpërdrejt me një koncert të madh në Sofje më 13 nëntor. Në të do të dëgjojmë këngë të reja dhe momentet më të forta nga e gjithë karriera e këngëtarit.
Lexoni më shumë nga koeleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube /GRAFA, Fаcebook /Vladimir Ampov - Grafa, grafa.bg
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Kënga ime, dashuria ime” – radio-historia e këngës zbavitëse bullgare 110 vjet nga lindja e Josif Cankovit "Kënga ime, dashuria ime" Përgatiti në shqip..
Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, tërhoqi vëmendjen si nxënëse në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje, kur interpretoi këngën e saj të parë origjinale.Që atëherë, ajo i interpreton këngët e saj me respekt për folklorin..
Muzika... Arti që na shoqëron gjatë gjithë jetës sonë, në jetën e përditshme dhe në festa. Na çon përmes saj, na e tregon në një mënyrë më të bukur dhe kuptimplotë. Krijon dhe ngjall kujtime, rrit emocionet dhe së fundmi - tregon histori...