“Bërë për mua” është kënga e tretë prej autore e këngëtares së re dhe të talentuar Elia Todorova, të cilën ajo vetë e cilëson si më dinamike në repertorin e saj. Dy projektet e suksesshme - "Re" dhe "Mjedra" - i sollën asaj popullaritet si solo këngëtare dhe një sërë paraqitjesh në klube dhe skena të festivaleve xhaz dhe pop. Fillimisht Elia Todorova ishte pjesë e grupit të njohur të vajzave “4 Magic”.
Së fundmi, Elia Todorova tregoi talentin e saj në rolin kryesor të muzikalit "Burlesque", rol ky i cili në origjinal rikrijohet nga Christina Aguilera.
“Ishte një nder i jashtëzakonshëm për mua të isha pjesë e një muzikali të organizuar nga Akademia Kombëtare e Muzikës “Prof. Panço Vladigerov”, studente e së cilës isha dhe ku u diplomova - thotë Elia. ‒ "Burlesque" vihet për herë të parë në Bullgari, me këngë të përkthyera enkas në bullgarisht dhe të realizuara me një orkestër. Nga fillimi i vitit e deri më 1 qershor kur ishte premiera, ne bënim prova çdo ditë dhe rezultati ishte vërtet fantastik, duke pasur parasysh reagimin e publikut dhe komentet në rrjetet sociale.”
Me ardhjen e verës, këngëtarja u dhuroi fansave të saj këngën e re - "Bërë për mua", dhe videon në të cilën u përfshin edhe muzikantët nga grupi i saj - Nikollaj Kostadinov, Kristian Zhelev dhe Zheko Zhekov. “Ata marrin rolin e marinarëve të tunduar nga një nimfë deti”, shpjegon Elia, e cila shndërrohet në nimfë në videon e këngës “Bërë për mua”.
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Fotot: Arkivi personal i Elia Todorovës
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..