Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe uji, gjë që eliminon kontrollet e pasaportave gjatë udhëtimeve nga aeroportet dhe portet drejt vendeve të Shengenit. Në të njëjtën kohë, ne vazhdojmë të bëjmë përpjekje për hyrjen e vendit tonë në zonën evropiane të lëvizjes së lirë edhe nga toka.
Anëtarësimi në Shengen, edhe pse i paplotë, solli disa ndryshime të vizave që duhen marrë parasysh. Për qytetarët që kanë nevojë dhe kanë një vizë uniforme (Schengen), koha e kaluar në Bullgari konsiderohet pjesë e ditëve të autorizuara të qëndrimit në zonën Shengen, pavarësisht nëse ata kanë hyrë në Bullgari nga ajri, toka apo deti, si në rastin e një qëndrimi afatshkurtër, ashtu edhe në kalimin tranzit. Viza e parë për të cilën do t'ju tregojmë njihet si Viza A.
Viza e tipit A - për çfarë është ajo?
– për tranzit në aeroport.
Sa lloje mund të jetë një vizë e tipit A?
- tre lloje – për hyrje një herë, dy herë ose të shumëfishta (kjo e fundit është e vlefshme deri në 3 muaj nga data e lëshimit të saj).
Çfarë të drejta jep viza e tipit A?
– I jep të drejtën një shtetasi të huaj të kalojë ose të qëndrojë në zonën e transitit ndërkombëtar të aeroportit, gjatë një uljeje të ndërmjetme ose kur ndryshon një fluturim, për të vazhduar udhëtimin në një vend.
Çfarë të drejtash nuk jep një vizë e tipit A?
– të largohet nga salla e transitit.
A ka ndonjë kërkesë më specifike për lëshimin e një vize të tipit A?
- Po. Kur aplikohet për një vizë "A", duhet të dorëzohet një rezervim fluturimi me aplikimin për vizë dhe një biletë dhe një kopje e saj duhet të dorëzohet përpara se të lëshohet viza.
Cilat janë vendet, qytetarët e të cilëve kanë nevojë për vizë transiti në aeroport?
- Në përgjigje të një pyetjeje të Radio Bullgarisë, Ministria e Punëve të Jashtme bëri me dije se nga një vizë transiti aeroporti nga Republika e Bullgarisë kanë nevojë qytetarët e specifikuar në Shtojcën nr. 1 pranë Nenit 4, Paragraf 1 dhe Nenit 6, Paragraf 1 të Urdhëresës për Kushtet dhe Rendin për Dhënien e Vizave dhe Përcaktimin e Regjimit të Vizave, përkatësisht:
Afganistani
Bangladeshi
Gana
Etiopia
Eritrea
Iraku
Irani
Kongo, Republika Demokratike
Nigeria
Pakistani
Somali
Sri Lanka
Më shumë informacione të dobishme nga Radio Bullgaria:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..