Kryeministri në detyrë dhe ministër i jashtëm Dimitër Gllavçev do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, nga 9 deri më 11 korrik në Uashington. Në delegacionin e kryesuar nga kryeministri do të marrin pjesë ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, shefi i mbrojtjes admiral Emill Eftimov, zëvendësministrja e punëve të jashtme Maria Angelieva, kolonelja Nevjana Miteva dhe Adelina Nikollova, zëvendësministra të mbrojtjes.
Gjatë forumit do të festohet edhe 75-vjetori i themelimit të NATO-s. Në takim pritet të merren vendime lidhur me forcimin e potencialit parandalues dhe mbrojtës të NATO-s, vazhdimin dhe institucionalizimin e mbështetjes politike dhe praktike të Aleancës për Ukrainën, thellimin e marrëdhënieve me partnerët e NATO-s nga rajoni Indo-Paqësor. Në kuadër të takimit është planifikuar një takim në formatin e aleatëve, një takim i Këshillit NATO-Ukrainë me pjesëmarrjen e Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, si dhe një format partneriteti me partnerët Indo-Paqësor, Australia, Zelanda e Re, Japonia dhe Republika e Koresë dhe me presidentët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian. Pritet që në kryeqytetin amerikan të jenë të pranishëm 36 liderë qeveritarë dhe shtetërorë.Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë Kostinbrod, raporton BTA. Garuesit nga Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Spanja do të përballen me pengesat..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..