Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mungesa e drejtimit dhe prioriteteve të qarta politike fuqizon administratën

Dobromir Ivanov: Të gjithë kanë interes që në administratë të punojnë njerëz me pagesë të lartë, të arsimuar dhe të motivuar

Foto: BGNES

"Punonjës në administratë nuk janë fjalë të pista" – me një slogan të tillë në fillim të muajit prill, punonjësit e shtetit protestuan nën dritaret e qeverisë. Shkak kanë qenë pagat e ulta të punonjësve në administratën shtetërore krahasuar me pagën mesatare për vendin. Më pas u bë e qartë se një përqindje e madhe e njerëzve në sektorin publik punojnë me pagë minimale /dmth. rreth 900 leva/. Ndaj, Këshilli i Ministrave vendosi rritjen e pagave të afro 1000 personave në sektor me 21%, duke filluar nga fillimi i vitit 2024. Rezultoi se me të ardhura afër pagës minimale, punojnë njerëz në pozicione përgjegjëse, me përvojë shumëvjeçare dhe ekspertizë serioze profesionale. Mes tyre janë inspektorët e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Ushqimore, punonjës në Agjencnë Ekzekutive për Luftimin e Breshërit, inspektorët e punës dhe ata të sektorit “Bujqësia dhe Akuakultura”, si dhe një sërë punonjësish të tjerë që monitorojnë respektimin e ligjeve në vend.

Me gjithë punën e përgjegjshme, në shoqërinë tonë shpesh vërehet një qëndrim negativ ndaj punonjësve të shtetit. Ekziston një perceptim se administrata shtetërore është e “fryrë” dhe funksionon në mënyrë joefikase. Njerëzit e biznesit shpesh krahasojnë efikasitetin dhe ngarkesën e punës së tyre me atë të atyre që janë të punësuar në administratën shtetërore dhe e përkufizojnë organizimin e punës si arkaik në krahasim me shembujt në vende të tjera. Dëshira e tyre është që shërbimet administrative të digjitalizohen dhe qytetarët të mos kenë nevojë të takohen personalisht me administratën vendore. 
Dobromir Ivanov
“Kjo është në interes të vetë administratës, sepse sa më shumë që ata të fokusohen atje te ekspertët që janë vërtet të rëndësishëm, aq më shumë do të mund të shpërblehen për punën e tyre” – thekson Dobromir Ivanov, drejtor ekzekutiv i BESCO - Shoqata Bullgare e Sipërmarrjes, në të cilën janë anëtarë 500 kompani nga 70 industri të ndryshme.

"Ne ende nuk e kemi mësuar inteligjencën artificiale të thotë - "këtu nuk është recepsioni" /siç thonë punonjësit në recepsion/ - kjo është me shaka. Për të pasur një shtet funksional, duhet të kemi institucione që funksionojnë mirë, prandaj çështja me administratën shtetërore është e rëndësishme. Këtu duhet të merren parasysh disa gjëra - e para është se paratë në vendin tonë fitohen kryesisht nga 1.700.000 njerëz. – aq sa janë personat e punësuar në sektorin privat. Dhe tashmë nga ajo që kanë fituar ata me punën e tyre, nëpërmjet taksave dhe sigurimeve, shteti paguan administratën shtetërore. Pensionistët, të rinjtë, studentët, fëmijët, të papunët, të dobëtit social e shumë njerëz të tjerë jetojnë me atë që prodhohet përmes sipërmarrjes private. dmth. Çështja se si ta bëjmë Bullgarinë një vend më të pasur, në mënyrë që të gjithë të fitojmë më shumë para - kjo është thelbësore. Në mënyrë figurative, rreth gjysmë milion njerëz nga administrata mbështeten në buxhetin e shtetit, që është një numër mjaft i madh."

Shoqata e sipërmarrësve e përkufizon edhe si “betejën” e tyre për të pasur paga shumë më të larta në administratën shtetërore, pasi ka sektorë të rëndësishëm – tërheqja e investimeve, arsimi etj. – ku është e vështirë të tërheqësh punonjës cilësorë, për shkak të pagave të ulëta. “Megjithatë, që të rriten pagat, shteti duhet pasuruar nga njëra anë dhe nga ana tjetër duhet të hyjë shumë më tepër teknologji në administratë”- shpjegon Dobromir Ivanov dhe jep një shembull të njësive në të cilat punojnë 60 punonjës por punën reale e bëjnë 7, pjesa tjetër janë të angazhuar në aktivitete që mund të kryhen nga makineri.

"Të gjithë kanë interes që atje të punojnë njerëz të paguar mirë, të arsimuar dhe të motivuar, të cilët e kuptojnë se janë punonjës të shtetit, ose public servant – siç është më e drejtë të thuhet, dhe jo të përkufizohen si njerëz të emëruar nga shteti." – thotë Dobromir Ivanov.

Shumë herë varet nga administrata nëse do të ndodhë apo jo një reformë, por për këtë duhet administrata të punojë në të njëjtin drejtim me biznesin - mendon Dobromir Ivanov.

"Realiteti është se në shumë prej ministrive ka punonjës që kanë më shumë se 25-30 vjet punë dhe janë në poste kyçe. Ndërsa ministrat ndërrohen çdo 9 apo 3 muaj ndonjëherë, punonjësit në Ministritë rezultojnë të rëndësishëm. Sepse kur vjen një ministër i ri me idetë e tij të shumta dhe të guximshme, administrata i thotë se është i radhës që vjen për pak kohë dhe mendon se po fillon me reformën. Rezulton se vetë ndryshimi varet nga njerëzit që janë në administratë për më shumë se 25 vjet, por ne duhet të gjejmë mënyra dhe të punojmë me ta, bazuar në atë që na bashkon, dhe jo të kërkojmë më shumë arsye për ndarje në vend."

Vullneti politik dhe lidershipi janë të rëndësishëm në këtë proces. "Kur njerëzit shohin se nuk ka prioritete, shikohet një e ardhme afatshkurtër dhe nuk është e qartë se ku po shkohet, administrata fuqizohet dhe mund të ndalë shumë gjëra në zhvillimin e shtetit", tha drejtori ekzekutiv i BESCO-s Dobromir Ivanov. 

Foto: BGNES, BTA

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

PBB-ja u rrit me 2.4% në tremujorin e tretë

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..

botuar më 24-12-08 11.35.PD
Dimitër Radev

Bankat janë gati për euron, politikanët duhet të veprojnë, thotë guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare

Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e..

botuar më 24-12-06 10.27.PD
Cvetan Simeonov

Biznesi dëshiron stabilitet politik me një qeveri dhe parlament funksional

Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..

botuar më 24-12-04 9.21.PD