Në skenën e madhe të edicionit të katërt të "Midalidare - Rock in the Wine Valley" nga data 12 deri në 14 korrik në fshatin Mogillovo, përkrah titullarëve DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT do të kenë shfaqje akoma 13 grupe nga jashtë, duke përfshirë Axel Rudi Pell, Hammerfall, Beast in Black, The O'Reilly and the Paddyhats, PRIMAL FEAR, Rhapsody Of Fire dhe Steel Panther.
Bandat THE SILENT WEDDING dhe SOUNDTRUCK janë përfshirë në ditën e fundit të festivalit. Në një nga interpretimet e Deep Purple është përfshirë edhe vallja popullore bullgare rëçenica.
Këtë vit “Festivali në Luginën e Verës” përkon me finalen e Kampionatit Europian të Futbollit, që është më 14 korrik. Posaçërisht për këtë ndeshje do të ngrihet një ekran i madh, në mënyrë që tifozët e futbollit të mund të shohin se kush do të bëhet kampion, por edhe të shijojnë muzikën e tyre të preferuar rock.
Informacioni i plotë rreth programit “Midalidare Rock In The Wine Valley” mund të gjendet këtu.Javët Muzikore të Sofjes janë një nga forumet kulturore më jetëgjata dhe të afirmuara në Bullgari. Pavarësisht vështirësive të shumta në historinë e tij mbi 50-vjeçare, festivali vazhdon të gëzojë interesin e mijëra dashamirësve të muzikës klasike nga e..
Tradicionalisht, më 24 maj – Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e alfabetit bullgar, arsimit dhe kulturës, si dhe e letërsisë sllave, festohet në Romë, ku vepra e mësuesve të parë sllavë mori bekimin e Papës Adrian. Në përbërjen e..
Innerglow - grupi rok, muzika e të cilit përzien tingujt elektronikë me instrumente live, prezanton këngën e tyre të re "Njeriu i Shpikur". Në të merr pjesë edhe Svilen Noev, vokalisti i njohur i grupit Ostava. Djemtë nga Innerglow janë fansa të..
Në vitin 1952, me iniciativën e Georgi Bojaxhiev – redaktor përgjegjës i redaksisë "Muzika Popullore" në BNR, u krijua Ansambli për këngë popullore i..
Gjatë afërsisht dy viteve të ekzistencës së tij, grupi JazzBoree u bë i njohur për stilin e tij origjinal. Vetë emri i formacionit flet për simbiozën..