Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Foto: arkiv

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik.

Me rastin e 33-vjetorit të miratimit të tij, presidenti Rumen Radev theksoi në qëndrimin e tij se duhet të kujtojmë me respekt përfaqësuesit e popullit nga Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor, të cilët vunë në vend të parë, para dallimeve të tyre politike, të drejtat e njeriut, unitetin tonë kombëtar dhe shtetëror.

Sipas kreut të shtetit, fuqia reale e Kushtetutës është bindja se ligji suprem është i qëndrueshëm, i krijuar me urtësi, arsye dhe kujdes për shoqërinë dhe njeriun e veçantë. Presidenti gjithashtu vuri në dukje se ligji themelor bazohet në vlerat universale njerëzore të përjetshme që duhen kujtuar dhe mbrojtur çdo ditë.

“Sepse liria, paqja, humanizmi, barazia, drejtësia dhe toleranca nuk janë dhuratë, ato janë arritje të fituara historikisht të njerëzimit dhe janë shenja të përhershme të shtetit demokratik, juridik dhe social”, tha kreu i shtetit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

37% gati për të votuar më 27 tetor, sipas sondazhit të “Market Links”

5 ditë para zgjedhjeve të 7-ta të jashtëzakonshme parlamentare, GERB-SDS është forca e parë politike me 24% preferencë. Pas tyre renditet “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike me 14,1%. “Vazrazhdane” është e treta me 13.1%, dhe e katërta..

botuar më 24-10-22 10.41.PD
Bill Nellsën

Drejtori i NASA-së Bill Nellsën mbajti një leksion në Sofje

Mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkimet dhe teknologjitë hapësinore diskutuan presidenti Rumen Radev dhe drejtori i Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) Bill Nellsën. Nellsën mbajti një leksion..

botuar më 24-10-22 9.46.PD

Parashikimi i motit për 22 tetorin

Paraditen e së martës rreth trupave ujorë dhe ultësirave do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 1° deri në 4°, në Sofje 2°. Maksimumi do të jetë nga 17° deri në 22°, në Sofje..

botuar më 24-10-21 7.45.MD