5 ditë para zgjedhjeve të 7-ta të jashtëzakonshme parlamentare, GERB-SDS është forca e parë politike me 24% preferencë. Pas tyre renditet “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike me 14,1%. “Vazrazhdane” është e treta me 13.1%, dhe e katërta është “Aleanca për të Drejta dhe Liri” me 8.3% mbështetje. Pasohet “DPS – Fillimi i Ri” me 7.2%, BSP me 7% dhe “Ka një popull të tillë” me 4.6%. Nga të anketuarit 37% tregojnë se do të votojnë më 27 tetor.
Sociologu Dobromir Zhivkov tha për bTV se sipas sondazhit, mosbesimi në Kuvendin Popullor është 74%, ndërsa besimi është vetëm 6%. Sipas 19% të të anketuarve, qeveria e përkohshme duhet të vazhdojë të sundojë. 66% nuk pajtohen përderisa 15% nuk kanë asnjë mendim.
Të dhënat janë nga një sondazh kombëtar, i financuar dhe zbatuar së bashku nga bTV dhe "Market Links", i realizuar ndër 1014 persona mbi 18 vjeç në periudhën 15-20 tetor duke përdorur metodat e intervistës së drejtpërdrejtë personale dhe anketës online.
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Në vitin 2023, borxhi i vendit ishte 42.383 miliardë leva..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të tij nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Spitali do të ketë 16 reparte me 147 shtretër dhe do t'u..
Kryeministri Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar që do të marrë pjesë në ceremoninë e zisë për funeralin e Papa Françeskut sot, 26 prill, në Romë, Itali, njoftoi shërbimi i shtypit i kabinetit. Në delegacion përfshihen edhe..
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..