Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Foto: Facebook / toplocentralata

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest".


Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe do të fluturojnë mbi "Topllocentralla" më 13 korrik (e shtunë) për të shënuar fillimin e festivalit, i cili do të vazhdojë edhe të dielën.


Punëtori, kinema, joga, pazare, muzikë, vrojtim me teleskop, teatër dhe art eksperimental i presin vizitorët gjatë fundjavës. Artisti francez i cirkut Xhabar do të zhvillojë një punëtori dhe do të japë një performancë, ndërsa adhuruesit e artit bashkëkohor do të shijojnë performancën "Zvuk 6" ("Tingulli" 6) - një bashkëpunim franko-bullgar në të cilin ndërthuren muzika, drita dhe imazhi.
„Zvuk 6“
Gjatë sezonit të kaluar artistik (nga janari deri në korrik), "Topllocentralla" priti dhjetëra ngjarje. Ngjarja më e madhe u zhvillua në qershor, kur qendra kulturore priti Takimin Ndërkombëtar të rrjetit më të madh të arteve skenike IETM me pjesëmarrjen e 400 të ftuarve nga e gjithë bota.
Përpiloi: Veneta Nikollova

Foto: Facebook / toplocentralata

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla "Çuçuliga" në Londër synon përmes mësimeve të lidhë fëmijët me Bullgarinë

Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..

botuar më 25-09-15 8.00.MD

Ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov hap vitin shkollor në shkollën bullgare "Hristo Botev" në Tiranë

Në kuadrin e vizitës së punës dy-ditore në Tiranë që filloi sot, 15 shtator, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov do të marrë pjesë në hapjen ceremoniale të vitit të ri shkollor në shkollën bullgare të së dielës "Hristo Botev" në Tiranë.  Ajo..

botuar më 25-09-15 6.32.MD

Përsëri në shkollë

Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë.  Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...

botuar më 25-09-15 3.07.MD