Shuarja e zjarrit në zonën e komunës kufitare Boljarovo vazhdon për të shtatën ditë. Nuk ka asnjë rrezik për zonat e populluara, por shpërthimet mbeten aktive midis fshatrave Voden dhe Goljam Dervent. "Për momentin ka tri shpërthime midis fshatrave Voden dhe Krajnovo. Njëra është në afërsi të fshatit Goljam Dervent", tha për BNT guvernatori rajonal i qytetit Jamboll, Nikollaj Kostadinov. Ditën e diele në shuarjen e zjarrit u përfshin dy avionë dhe helikopterë spanjollë, ndërsa sot në terren do të jenë ushtarë dhe zjarrfikës, të cilët do të punojnë për kontrollimin e shpërthimit. Sipas Kostadinov, zjarri u përhap në një sipërfaqe prej rreth 73 000 hektarësh. Për momentin temperaturat nuk janë të larta, nuk ka erë, nuk ka rrezik për vendbanime, por situata është dinamike dhe nuk dihet se si do të zhvillohet gjatë ditës.
Në fshatrat Voden dhe Krajnovo do të vazhdojë vendosja e kontejnerëve për personat që humbën shtëpitë dhe sendet e tyre nga zjarri. Sot pritet të pajisen me krevate, enë gatimi dhe enë shtëpiake. Një gjendje fatkeqësie e pjesshme e shpallur në shtatë fshatra mbetet në fuqi.
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë. Viti ishte me një temperaturë mesatare për vendin rreth 2,1 °C mbi normat klimatike dhe..
Për të 21-in vit radhazi, Simitli po pret një festival të madh maskarade. Ajo që nisi si një argëtim lokal, sot “Simitlia – Toka e lashtë e kukerëve” është një nga ngjarjet më të mëdha të kukerëve në të gjithë vendin. Gjatë dy fundjavave në qytet do të..
Ajri i ftohtë do të depërtojë në vend mbrëmjen e së premtes duke u gdhirë e shtuna . Do të jetë me re. Në veriperëndim do të bjerë shi dhe borë, ndërsa në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore dhe në pjesën e përparme të malit Stara Pllanina do..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..