Shtëpia e Kulturës "Sredec" në Sofje shënon 50 vjetorin e saj me një sërë ngjarjesh muzikore nën titullin "Ishulli i Muzikës". Në këtë mënyrë, Shtëpia e Kulturës "Sredec" u jep një skenë profesionistëve të dëshmuar dhe të rinj - këngëtarë dhe instrumentistë të zhanreve të ndryshme. Projekti realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës.
Në një nga koncertet e përfshira në “Ishullin e Muzikës”, në skenë do të dalin muzikantët e rinj të grupit “Jupiter 7”. Ata janë pjesë e Akademisë Muzikore “Akaga”, e cila synon të mbështesë muzikantë të rinj të talentuar. Së bashku që nga Shkolla e Muzikës në Sofje, shtatë vajzat dhe djemtë e "Jupiter 7" bëjnë muzikë të freskët pop me elementë kërcimi, rege, fënk dhe xhaz. Dy vjet më parë ata prezantuan këngën e tyre debutuese "Sa e dua".
Tani i dëgjojmë me këngën e tyre më të re “Të dy me ty”. Muzikën dhe tekstin e krijoi frontmeni i grupit "Jupiter 7" - Neo Kurtev dhe babai i tij - Krasi Kurtev, i cili është frontmeni i formacionit "Akaga".
Lexoni më shumë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..