Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore.
Kjo është arritja më e mirë e nxënësve bullgarë në këtë turne që nga viti 2015, njofton Shoqata e Ekipeve Olimpike të Shkencave Natyrore. Duke arritur vendin mbresëlënës të 9-të me një rezultat prej 190.9 pikësh dhe duke tejkaluar ekipin gjerman në raundin e fundit, nxënësit bullgarë siguruan medaljet e argjendta ekipore.
E veçanta e këtij konkursi të shkencave natyrore është se zhvillohet në ekip dhe zgjidhen detyrat kërkimore shkencore. Aftësitë për të mbrojtur idetë e tyre në mënyrë të arsyetuar dhe të strukturuar gjatë konkurrimit janë kriteret e nevojshme për vlerësim. Ekipi i të rinjve bullgarë hyri në të tre rolet gjatë diskutimeve fizike, që janë raportues, kundërshtar dhe recensues.
Pjesëmarrësit tanë ishin nxënës të klasave të 10-ta, të 11-ta dhe të 12-ta nga shkollat e mesme në Sofje, Veliko Tërnovo, Ruse dhe Haskovo.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana DimitrovaNë mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...