Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një nga personat e lënduara në shpërthimin e depove në Elin Pelin humbi jetën

Foto: BGNES

Ndërroi jetë buri i plagosuri si rezultat i shpërthimeve në magazinat e fishekzjarrëve pranë fshatit Elin Pelin. Sipas prof. Nikollaj Gabrovski nga Spitali “Pirogov”, mjekët bënë gjithçka në  fuqinë e tyre. Ngushëllime për të afërmit. Gjendja e vajzës 20-vjeçare të plagosur, e cila ka 85% djegie dhe thithje të gazrave helmuese, vazhdon të jetë kritike dhe me një perspektivë shumë të rëndë.

Ka informacion se në magazinë mbetën dy persona, njëri prej të cilëve është djali i pronarit.

Magazina, ku mbahet rreth dy ton ekuivalent TNT, nuk është prekur. Ministri në detyrë i punëve të brendshme Kalin Stojanov u tha gazetarëve se ka një zjarr të fortë në qendër të bazës së magazinimit, i cili vazhdon. Sipas ministrit Stojanov, gjatë gjithë natës, brenda çdo ore, mbi zonë fluturuan drone, me të cilët u monitorua e gjithë situata, ndërsa mbi këtë zonë pritet të fluturojë edhe një helikopter i ushtrisë. Më pas do të merret një vendim nëse helikopteri do t'i bashkohet shuarjes - kryesisht duke u ftohur rreth magazinës që monitorohet. Ka ende gjëmime nga magazina që digjet. Kalin Stojanov tha se të gjitha veprimet në vendin e aksidentit do të fillojnë jo më herët se 24 orë pas shpërthimit të fundit.

Kalin StojanovHerët në mëngjes mori sërish flakë magazina e zinxhirit ushqimor, e cila ndodhet pranë magazinave me fishekzjarrë. Zjarrfikësit raportuan se gjatë shuarjes së zjarrit, mjetet piroteknike kanë rënë nga çatia, kështu që magazina aktualisht është ende në djegie. Shpërthimet u riaktivizuan rreth orës 05:00, theksoi Stojanov dhe saktësoi se intensiteti i tyre është duke u monitoruar dhe ndoshta do të vazhdojë edhe për disa orë.

Foto: BGNES, BTA


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga 8 tetori do të sanksionohen tregtarët që nuk i përmbahen Ligjit për euron

Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe..

botuar më 25-10-04 5.15.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..

botuar më 25-10-03 7.35.MD

Po rritet numri i viktimave të përmbytjeve në Elenite

Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..

rinovuar më 25-10-03 6.04.MD