"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se i pranon këta njerëz, por a është e vërtetë" - thotë Desisllava Hristozova, e cila është autore e një libri për problemet e njerëzve mbipeshë. Së fundmi ajo ishte mysafire në studion e programit “Horizont” të BNR, ku tha se ka bërë si mision të saj të tregojë për personat me peshë problematike – si jetojnë dhe si luftojnë me kilogramët e tepërt.
"Njeriu duhet të mësohet në familjen e tij se si të hajë, si të lëvizë dhe të jetë aktiv, të rregullojë jetën e tij në mënyrë që të jetë i shëndetshëm dhe të shmangë obezitetin. Duhet edukim shëndetësor për këtë temë" - thotë ajo.
Vite më parë, Desisllava Hristozova ka provuar të gjitha llojet e dietave derisa ka arritur peshën kufi dhe është bërë e varur nga ushqimi. Ajo gjithashtu është themeluese e fondacionit të saj për parandalimin e obezitetit te bullgarët.
Desisllava Hristozova e quajti atë "Desi, ku je?", pasi dëshiron të gjejë më shumë njerëz me problemin e saj, me të cilët mund të shëtitin në shtigjet malore të malit Vitosha afër Sofjes. Desisllava Hristozova ka qenë 151 kg, por me më shumë aktivitet fizik ka arritur të humbasë mbi 20 kg. Tani ajo dëshiron t'ua përcjellë të tjerëve përvojën e saj, por edhe t'u tregojë të gjithëve se për problemet e të rinjve dhe të rriturve me mbipeshë duhet folur shumë më tepër, sepse prek një pjesë shumë të madhe të shoqërisë sonë.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaNga data 1 deri më 25 korrik, për herë të katërt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të zhvillohet “Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare”. Organizator është Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë..
Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në përgjithësi, për personat me origjinë bullgare, të cilët ende nuk kanë shtetësi bullgare. Këtë e..
Në qendër të Pragës, mes godinave elegante të shekullit XIX dhe linjave të gjalla të tramvajit, mund të gjeni një rrugë me një emër krejt të njohur – Bulharská, ose “Rruga Bullgare”. Ajo ndodhet në lagjen “Vinohrady” dhe është vetëm një nga dëshmitë e..
Gjithsej tetë bizonë të rinj (dy meshkuj dhe gjashtë femra) u sollën në dy faza gjatë muajit qershor në zonën e fshatit Zhenda, në Rodopet Lindore, nga..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" fillon një..
Më 1 korrik, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, filloi zyrtarisht edicioni i pestë i Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare...