Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi në sallën plenare se gjendja me zjarret është e rëndë, por për momentin nuk kemi nevojë për ndihmë shtesë. “Mekanizmi ndërkombëtar për mbrojtjen civile në kuadër të Bashkimit Evropian është plotësisht i mjaftueshëm”, shtoi ai.
Në vendin tonë ka një shtab operacional për zjarret, i cili vlerëson se kur duhet aktivizuar Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së dhe kur kërkohet ndihmë nga një vend tjetër anëtar, tha kryeministri. Sipas tij, falë zjarrfikësve tanë, personelit ushtarak, zyrtarëve të pyjeve dhe vullnetarëve, ne përballemi relativisht shpejt me shpërthimet е zjarreve. Megjithatë, ai pranoi se nuk ka asnjë vend që mund të ketë sukses me forcat e veta në një situatë të tillë.
Dimitër Gllavçev siguroi se shtabi ynë operativ është në koordinim me autoritetet në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, ku gjithashtu ka zjarre.Një kompani produksioni bullgar do të ndërtojë një qendër të re kinematografike për 15 milionë euro në zonën industriale Bozhurishte pranë kryeqytetit, në një sipërfaqe prej mbi 30 mijë metrash katrorë. Kontrata për shitblerjen e fushës do të..
Sot, 7 nëntor, ekspedita e 33-të polare bullgare niset nga Varna për në Antarktidë. Për të tretin vit radhazi, eksploruesit tanë polare do të lundrojnë drejt kontinentit të akullit me anijen kërkimore ushtarake bullgare “Shenjtorët Kirili dhe Metodi”...
Të enjten do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12° deri në 17°, në Sofje rreth..
Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori..
Më 8 nëntor, Akademia ekonomike "Dimitër A. Cenov" në Svishtov shënon solemnisht festën e patronit të saj dhe 88 vjetorin e hapjes së saj, njoftoi BTA...
Protesta para Teatrit Popullor ishte shpallur paraprakisht dhe me këtë rast u angazhuan mbi 60 nëpunës të rendit publik për të ruajtur teatrin. Ministri në..