Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi në sallën plenare se gjendja me zjarret është e rëndë, por për momentin nuk kemi nevojë për ndihmë shtesë. “Mekanizmi ndërkombëtar për mbrojtjen civile në kuadër të Bashkimit Evropian është plotësisht i mjaftueshëm”, shtoi ai.
Në vendin tonë ka një shtab operacional për zjarret, i cili vlerëson se kur duhet aktivizuar Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së dhe kur kërkohet ndihmë nga një vend tjetër anëtar, tha kryeministri. Sipas tij, falë zjarrfikësve tanë, personelit ushtarak, zyrtarëve të pyjeve dhe vullnetarëve, ne përballemi relativisht shpejt me shpërthimet е zjarreve. Megjithatë, ai pranoi se nuk ka asnjë vend që mund të ketë sukses me forcat e veta në një situatë të tillë.
Dimitër Gllavçev siguroi se shtabi ynë operativ është në koordinim me autoritetet në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, ku gjithashtu ka zjarre.Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..