Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, kryesisht në veri të Bullgarisë me rritje të përkohshme të vranësisë. Era do të fryjë e dobët dhe do të fillojë të orientohet nga perëndimi-veriperëndim.
Ditën e martë vranësira do të jetë e ndryshueshme, më e ndjeshme pasdite në Bullgarinë Lindore dhenë malet, në disa vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Dukuritë atmosferike do të jenë më intensive në rajonet verilindore. Era në të gjithë vendin, më së voni në zonat ekstreme lindore do të jetë e orientuar nga veriperëndimi dhe do të forcohet deri në mesatare, në fushën e Danubit dhe në Lludogorie - përkohësisht e fortë.
Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 29° dhe 34°, në Sofje rreth 29°.
Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell para mesditës. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe deri në mbrëmje do të ketë reshje shiu dhe bubullima në shumë vende. Do të fryjë erë kryesisht e dobët nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor, në mbrëmje do të jetë me orientim nga veriu-veriperëndimi dhe do të rritet deri në mesatare.
Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26 deri në 31 gradë. Temperatura e ujit të detit është 26°-27°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në zonat malore vranësira do të jetë e ndryshueshme, më e theksuar në orët e pasdites, vende-vende do të ketë reshje shiu, mund të ketë edhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriperëndimore.
Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 24°, në 2000 metra – rreth 16°.Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët lindore-juglindore, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme serioze - si një mënyrë kolektive jetese, si një mënyrë për të marrë vendime, si një marrëdhënie me..
Bullgarët, dhe veçanërisht të rinjtë, duhet ta kuptojnë se është e detyrueshme të kenë kontrata pune për të mbrojtur të drejtat e tyre të punës. Këtë e deklaroi në Varna ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov. Ai vuri në dukje se gati..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..
Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..