Kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, tha se do të pranonte të bëhet sërish ushtrues detyre i kryeministrit nëse këtë post do t'ia caktonte presidenti Rumen Radev. “Do të pranoja të bëhesha ushtrues detyre i kryeministrit, por personi i parë që do ta zëvendësoja është ministri i punëve të jashtme”, tha Gllavçev. Në kabinetin aktual zyrtar, ai kombinon postin e kryeministrit me postin e ministrit të punëve të jashtme. Gllavçev shpjegoi se do të pranonte të ishte sërish ushtrues detyre i kryeministrit për shkak të punës së mirë të ekipit të tij, i cili "e bën mirë punën e tij" dhe organizoi zgjedhjet e fundit të ndershme parlamentare më 9 qershor.
Presidenti Rumen Radev sërish vuri në lëvizje procedurën kushtetuese për emërimin e qeverisë së përkohshme dhe përgatitjen për zgjedhje të parakohshme. Radev ka një listë me zyrtarë nga të cilët duhet të zgjedhë një kryeministër në detyrë.Nëse Bullgaria arrin të zbatojë projektin e përgatitur për "Shën Kiriku dhe Julita", ishulli mund të bëhet pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të UNESCO-s. Këtë e bëri të ditur Nënpresidentja Ilijana Jotova në një takim në Sozopoll me..
Kryeministri Rosen Zheljazkov e përshkroi votën e mosbesimit ndaj qeverisë mbi politikën e saj të jashtme, që po debatohet aktualisht në Kuvendin Popullor, si një përpjekje për të mbjellë mosmarrëveshje midis partive në koalicionin qeverisës. “Ky..
Programi i ndihmës humanitare për personat e zhvendosur nga Ukraina u zgjat me një muaj, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Gjatë kësaj kohe, ndihma humanitare do të vazhdojë të ofrohet për qytetarët ukrainas në nevojë në kushte të diferencuara..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..