Kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, tha se do të pranonte të bëhet sërish ushtrues detyre i kryeministrit nëse këtë post do t'ia caktonte presidenti Rumen Radev. “Do të pranoja të bëhesha ushtrues detyre i kryeministrit, por personi i parë që do ta zëvendësoja është ministri i punëve të jashtme”, tha Gllavçev. Në kabinetin aktual zyrtar, ai kombinon postin e kryeministrit me postin e ministrit të punëve të jashtme. Gllavçev shpjegoi se do të pranonte të ishte sërish ushtrues detyre i kryeministrit për shkak të punës së mirë të ekipit të tij, i cili "e bën mirë punën e tij" dhe organizoi zgjedhjet e fundit të ndershme parlamentare më 9 qershor.
Presidenti Rumen Radev sërish vuri në lëvizje procedurën kushtetuese për emërimin e qeverisë së përkohshme dhe përgatitjen për zgjedhje të parakohshme. Radev ka një listë me zyrtarë nga të cilët duhet të zgjedhë një kryeministër në detyrë.Në programin e ditës së parë të edicionit të sivjetmë të festivalit ndërkombëtar “Velenxa Ballkanike” në fshatin Shishkovci , komuna e Kjustendilit, përfshihen ekspozitat “Velenxat e Kraishteto”, “Veshjet në Kraishteto nga fillimi i shekullit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës, vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi, ndërsa pas mesditës në shumë zona të Bullgarisë..
Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova do të vizitojë Bullgarinë më 13 shtator, njoftoi BTA, duke cituar informacione nga Zyra e Presidentit në Shkup. Në kuadër të vizitës së saj në kryeqytetin bullgar,..
Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS për Komisionere Evropiane nga Bullgaria, merr portofolin e startup-eve, kërkimeve shkencore dhe inovacionet...