Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Katër medalje për Bullgarinë brenda një mbrëmjeje në Olimpiadën në Paris

| rinovuar më 24-08-09 10.40.PD
Fituesi i medaljes së artë Semen Novikov
Foto: EPA/BGNES

Bullgaria ka tashme katër medalje në Lojërat Olimpike në Paris, të cilat janë fituar brenda një mbrëmjeje, informon BGNES. Së pari, Semen Novikov fitoi titullin në kategorinë deri në 87 kilogramë në mundjen klasike, më pas Kimia Alizadeh fitoi një medalje bronzi në taekwondo dhe Bozhidar Andreev fitoi bronzin në kategorinë deri në 73 kilogramë në peshëngritje, që është medalja e parë olimpike për Bullgarinë në peshëngritje që nga viti 2012, kur Millka Maneva fitoi medaljen e argjendtë. Së fundi, Havier Ibanes fitoi medaljen e bronztë në boks në kategorinë 57 kilogramë.

Bozhidar Andreev

Iranianja Kimia Alizadeh, e cila e përfaqëson Bullgarinë në taekwondo, mposhti numrin 1 të botës Luo Zongshi nga Kina me rezultat 2:1 në betejën për vendin e tretë në disiplinën deri në 57 kilogramë.

Kimia Alizadeh

Javier Ibanez fitoi një medalje bronzi në boks pasi humbi luftën gjysmëfinale në kategorinë deri më 57 kg kundër Munarbek Seitbek Uulu nga Kirgistani. Javier, 28 vjeç, është kuban. Në vitin 2014 u shpall kampion i vendit të tij për të rinj në kategorinë deri në 56 kilogramë dhe po atë vit fitoi edhe kampionatin botëror për të rinj në këtë kategori të mbajtur në Sofje.

Javier Ibanez

Foto: EPA/BGNES, BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria po dërgon tre atletë në Paraolimpiadën në Paris

Tre bullgarë nisen për të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike në Paris 2024, të cilat do të fillojnë më 28 gusht dhe do të vazhdojnë deri më 8 shtator. Sportistët tanë do të përfundojnë pjesëmarrjen e tyre brenda vetëm 2 ditëve – 30 dhe 31 gusht (e..

botuar më 24-08-25 8.45.PD

Kampionët nga podiumet botërore të sporteve luftarake mblidhen në Bullgari

Qyteti Burgas organizon një mbrëmje spektakolare gala, e cila mbledh dhjetëra kampionë të sporteve luftarake në një vend. Organizata prestigjioze botërore MMA po zhvillon të shtunën më 24 gusht garat nga zinxhiri BRAVE 86, për të cilat vijnë disa..

botuar më 24-08-24 9.30.PD

Në Sofje fillon turneu i çiklizmit në vend

Sonte, në orën 17:30, para tempullit, “Shën Aleksandër Nevski” në qendër të Sofjes do të jepet fillimi i turneut të 71-të të çiklizmit në vend. Gara sportive e cila do të mbahet nga 25 deri më 29 gusht do të përfundojë në qytetin Gabrovo. Në të do..

botuar më 24-08-24 6.15.PD