Me katër kombinime të mrekullueshme me rreth, top, birila dhe fjongo, Borjana Kalejn fitoi një medalje argjendi në Lojërat Olimpike në Paris. Medalja e mëparshme për vendin tonë në gjimnastikë ritmike individuale daton në vitin 1988, kur Adriana Dunavska fitoi medaljen e argjendtë në Seul.
Gjimnastja e vetme më e mirë se Kalejn ishte kampionia aktuale e botës Darja Varfolomeev, e cila me gjithsej 142.850 pikë mundi bullgaren me 2.250 pikë.
Borjana u kualifikua në finale me rezultatin e tretë të kualifikimeve (136.450 pikë), me vetëm 2.650 pikë që e ndajnë nga pozita e lideres, e cila mbahej nga Sofia Raffaeli nga Italia.
Borjana Kalejn është kampionja absolute e Evropës nga Baku 2023 dhe më pas fitoi bindshëm nërenditjen prestigjioze “Gjimnastja e Vitit 2023” të Gjimnastikës Evropiane. Ky ishte çmimi i dytë i tillë për të, i pari ishte për vitin 2021.Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo..