Me rastin e festës së Forcave Detare, Muzeu Detar Ushtarak në qytetin Varna mirëpret vizitorët me ekspozitën “Ritualet dhe Traditat Detare”. Ekspozita mbulon periudha të ndryshme të historisë detare të njerëzimit dhe gjurmon praktikat rituale dhe besëtytnitë më interesante. Dashamirët e detit dhe sekreteve të tij të thella mund të shohin certifikatat origjinale të lindjes në bordin e një anijeje dhe të një martese të lidhur në det, si dhe qafat e shisheve ceremoniale të shampanjës të thyera gjatë lëshimit dhe pagëzimit të anijeve bullgare.
Një vend i veçantë i kushtohet besimeve dhe legjendave të detit, duke përfshirë atë që zogjtë e detit nuk duhen vrarë sepse ata banohen nga shpirtrat e marinarëve të vdekur.
“Një nga faktet e panjohura për historinë detare vendase është prania e piratëve në bregun verior të Detit të Zi që nga kohërat e lashta. Aq më pak dihet se edhe banorët e bregdetit merreshin me pirateri”, thotë Mariana Krësteva, drejtoreshë e Muzeut.
Foto: Bashkia e qytetit Varna, BGNES, Radio Varna/Valeri VelikovAnëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë do të ndihmojë zhvillimin e saj ekonomik. Sipas komisionerit evropian për çështjet ekonomike Valldis Dombrovskis, i cituar nga BNT, është koha që vendi të përfitojë nga të gjitha përfitimet që lidhen me..
Gjatë natës , do të ketë reshje në zona të caktuara në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, më intensive rreth dhe pas mesnatës në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet dhe përgjatë kreshtave perëndimore të malit Stara Pllanina. Do të ketë edhe..
Punonjësit e transportit publik të Sofjes njoftuan një protestë të mërkurën, më 14 maj. Disa ditë më parë, kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, tha se ka indikacione se transporti publik do të bllokohet nga ora 4:00 deri në orën 8:00..
Gjatë natës , do të ketë reshje në shumë vende në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, më intensive pas mesnatës, në rajonet jugperëndimore të vendit...
Kryetarja e Parlamentit, Natalija Kisellova, ia kthen kërkesën për referendum mbi euron Presidentit Rumen Radev, raportoi NOVA. Burime të BNR-së e..
Lidhur me protestat e transportit publik, ministrja e financave Temenuzhka Petkova tha se departamenti i saj nuk mund të financojë kostot e personelit..