Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga ushtarët e Ushtrisë Kryqtare që qëndruan në fshatin e atëhershëm Preslavica (sot - Vlladimirovo). Për 25 vjet, dy kishat i mirëmban vullnetari nga fshati Valentin Vëllkov, i cili është një ish-ushtarak, por tani ia ka kushtuar jetën besimit, transmeton BTA. Ai tregon se kisha katolike është monument kulture, por po shkërmoqet dhe vetëm kryqet e rënda prej guri në oborr dhe brenda saj kujtojnë kohërat e vjetra dhe ndërtuesit e saj - ushtarë nga ushtria kryqtare që erdhën në trojet tona për të dëbuar pushtuesit osmanë, por pësuan një disfatë, pas së cilës disa prej tyre u vendosën në rajone të ndryshme në tokat bullgare. Sipas Vëllçevit, në fshatin Presllavica kishte një koloni ushtarësh të plagosur me origjinë franceze dhe shumica prej tyre pasi mbijetuan dhe u shëruan, u vendosën në fshat dhe ndërtuan tempullin e tyre. Megjithëqë janë zbehur tekste nga Bibla mund të shihen edhe më sot në muret e saj në latinisht.
Në kohën e socializmit në vendin tonë, rreth 70-80 vjet më parë, kisha latine u lye dhe u riparua pak, por më pas u braktis.
Kisha latine në fshatin Vlladimirovo është një gjë e rrallë për vendin tonë, por ka nevojë për riparim që të ruhet.
Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..