Pesë muzikantët e grupit vokal "Spektrum" - Spectrum Vocal Band - janë ndër ata që nuk pushojnë së na mahnitur me mundësitë e pafundme të zërave njerëzorë. Ivelina Coneva, Vesella Morova, Konstantin Bejkov, Janko Jankov dhe Daniell Nikollov kanë përvojë si pjesëmarrës në ansamble të ndryshme korale dhe kore të mëdha. Me kalimin e kohës, muzikantë të ndryshëm kaluan në grupin vokal “Spektrum”, por Janko dhe Konstantin janë në formacion që nga krijimi i tij 12 vjet më parë. Konstantini u tërhoq nga perspektiva për të marrë pjesë në një grup në të cilin kërkohet të jetë jo vetëm një këngëtar, por një muzikant kompleks. Për Janko, interesimi për kompozimin më të vogël vjen nga mundësia që të gjithë të jenë solist, që nga secili të varet shumë më tepër në aspektin e së tërës - harmonisë dhe polifonisë, pa humbur vëmendjen nga e gjithë partitura.
Ata ndajnë se është e vështirë të gjenden interpretues për një formacion akapel si i tyri, pra këngëtarë mjaft të mirë, por edhe muzikantë kompleks. Konstantin Bejkov shpjegon pse ata punojnë tërësisht akapela:
“Vendosëm dhe me kalimin e viteve doli që të kënduarit akapela nuk është vetëm një efekt, ne nuk i bëjmë gjërat thjesht për të qenë një akapela dhe për të qenë më interesant. Është bërë një lloj mjeti shprehjeje përmes të cilit ne gjithashtu ndiqnim nevojat tona si muzikantë.”
Të pestët e formacionit "Spektrum" ia kushtuan gushtin një sërë koncertesh të përbashkëta në Bullgari me dyshen vokale kanadeze FreePlay, e fundit prej të cilave është më 14 gusht në Sofje, në kuadër të edicionit të 15-të të serisë së koncerteve "Ishulli i Muzikës".
Pas koncerteve me FreePlay Duo, në shtator "Spektrum" do të ketë shfaqje në skenën e Pleven Jazz Fest, më pas i pret një koncert në Berlin, i cili do të jetë prezantimi i tretë i grupit këtë vit jashtë Bullgarisë.
Zhytuni në magjinë e zërave të formacionit “Spektrum” me këngën e tyre "Qyteti nuk fle" nga albumi debutues i grupit “Pika e kryqëzimit”.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: spectrumvocalband
Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...
Legjendat e muzikës eksperimentale dhe të xhazit jokonvencional Frank Gratkowski (Gjermani) dhe Kazuhisa Uchihashi (Japoni) do të hapin Sofia Free Jazz në Sofje më 23 janar (e enjte) - seria e re e festivalit të radios "Alarma Punk Jazz" të Radios..
Ju ofrojmë një dozë magjie me këngën më të re të interpretueses Kristina Dimitrova-Manasieva, ose e njohur më mirë si KristinSax. Përveçse këndon ajo i bie saksofonit dhe flautit. Veçse interpretuese e këngës së saj të re “Magjia”, KristinSax është..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të..
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi..