Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët në rastin më të mirë konsiderohen, “njerëz të papunë që dinë vetëm të shkatërrojnë hapësirat publike të sapolyera”. E vërteta është se si shumica e profesioneve krijuese me të cilat jemi mësuar të jetojmë, edhe ky lloj arti mund të kthehet në një zanat.
Shkolla, e themeluar në Varna, synon që krijuesit me përvojë të përcjellin njohuritë e tyre tek të gjithë ata, që dëshirojnë të mësojnë hollësitë e artit të grafitit. Trajnimet gjatë orëve mësimore marrin formën e punëtorive në natyrë, duke transformuar mjedisin urban.
“Çdo qytet ka nevojë për një territor në qendër i cili të jetë i lirë për pikturim dhe në këtë mënyrë të popullarizohet ky lloj arti” – thotë krijuesi i shkollës Damjan Nikollov, i cili ka paraqitur vazhdimisht propozime në Bashkinë e qytetit Varna për shndërrimin e zonave të ndryshme të qytetit në zona të lira për të vizatuar. Deri më tani, megjithatë, pa sukses.
Lexoni më shumë:
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Shkolla Bullgare e GrafititBashkëprodhimi bullgaro-anglez “Lojërat e Djallit” mori çmimin për “kinematografinë më të mirë” në Festivalin prestigjioz të Filmit Chelsea në New York. Kjo u njoftua në Facebook nga Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në New York. Filmi..
“Vij në Bullgari për t’u mbushur me ndjenja të reja” – këtë na ndau Desisllava Cvetkova, e cila kaloi 14 vjet në kryeqytetet e Evropës së Bashkuar, duke punuar në administratën e Komisionit Evropian. Kohët e fundit Desisllava është përsëri në atdheun..
Aleksandra-Joana Aleksandrova – aktore, këngëtare dhe modele me pamje mbresëlënëse, talent muzikor dhe prani të fortë skenike, ishte në Sofje në fund të korrikut dhe fillim të gushtit për të interpretuar rolin e Kozetës në muzikalin e njohur “Të mjerët”..
Bashkëprodhimi bullgaro-anglez “Lojërat e Djallit” mori çmimin për “kinematografinë më të mirë” në Festivalin prestigjioz të Filmit Chelsea në New..