Në këtë ditë, 90 vjet më parë, u bë shenjtërimi i i Monumentit të Lirisë në malin e Shipkës. Ai u ngrit në kujtim të heronjve të vrarë në këtë vend gjatë Betejës së Shipkës, rreth së cilës në verën e vitit 1877 u zhvilluan betejat vendimtare për Luftën Ruso-Turke dhe Çlirimin e Bullgarisë.
Monumenti u ndërtua me sakrificat vullnetare të të gjithë popullit bullgar. Ai u përurua më 26 gusht 1934, kur u shugurua nga Mitropoliti i Stara Zagorës Pavell dhe u mirëprit me 101 të shtëna topash. Mbreti Borisi i Tretë preu shiritin dhe mbajti fjalimin e parë, i ndjekur nga kryeministri Kimon Georgiev.
Monumenti i ngjan një kështjelle mesjetare bullgare. Është 31.5 m i lartë dhe 890 shkallë të çojnë në të. Një luan prej bronzi qëndron me krenari mbi hyrjen qendrore - një simbol i shtetësisë bullgare. Në tre anët e tjera janë të shkruara emrat e Shipkës, Shejnovos dhe Stara Zagorës - fushëbetejat që kujtojnë heroizmin e luftëtarëve bullgarë.Me aromë pranvere dhe me pritjen për Ringjalljen e madhe të Krishtit, Dita e Dafinave (Cvetnica) është një nga festat më të dashura në Bullgari. Që në mëngjes herët, njerëzit mbushin kishat për të nderuar këtë ditë të shenjtë dhe për të ndarë gëzimin e..
Sot bëhen 46 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov. Më 10 prill të vitit 1979 në orën 20:34, sipas orës së Moskës, anija kozmike “Sojuz-33” u hodh në orbitë rreth Tokës. Në bord, së bashku me komandantin e fluturimit Nikollaj..
Më 3 prill çdo vit Sofja shënon 146 vjetorin e shpalljes kryeqytet i Bullgarisë. Me propozimin e historianit, shkencëtar dhe shtetar prof. Marin Drinov më 3 prill 1879 Kuvendi i Madh Popullor, që zhvillonte punimet në kryeqytetin e vjetër..