Në këtë ditë, 90 vjet më parë, u bë shenjtërimi i i Monumentit të Lirisë në malin e Shipkës. Ai u ngrit në kujtim të heronjve të vrarë në këtë vend gjatë Betejës së Shipkës, rreth së cilës në verën e vitit 1877 u zhvilluan betejat vendimtare për Luftën Ruso-Turke dhe Çlirimin e Bullgarisë.
Monumenti u ndërtua me sakrificat vullnetare të të gjithë popullit bullgar. Ai u përurua më 26 gusht 1934, kur u shugurua nga Mitropoliti i Stara Zagorës Pavell dhe u mirëprit me 101 të shtëna topash. Mbreti Borisi i Tretë preu shiritin dhe mbajti fjalimin e parë, i ndjekur nga kryeministri Kimon Georgiev.
Monumenti i ngjan një kështjelle mesjetare bullgare. Është 31.5 m i lartë dhe 890 shkallë të çojnë në të. Një luan prej bronzi qëndron me krenari mbi hyrjen qendrore - një simbol i shtetësisë bullgare. Në tre anët e tjera janë të shkruara emrat e Shipkës, Shejnovos dhe Stara Zagorës - fushëbetejat që kujtojnë heroizmin e luftëtarëve bullgarë.Më 4 shkurt, në qytetin Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore) do të mbahet një ritual i vendosjes së luleve për të shënuar 153 vjetorin e lindjes së revolucionarit bullgar Goce Dellçev. Nuk do të ketë festë të përbashkët të përvjetorit me Maqedoninë..
Më 2 shkurt, Kisha Ortodokse kremton Paraqitjen e Zotit Jezu Krisht në Tempull. Kjo është një nga dymbëdhjetë festat e mëdha të Zotit gjatë vitit dhe kremtohet që nga shekujt e parë të krishterimit. Ligji i Moisiut parashikonte nëse fëmija i..
Stefan Stambollov është një nga politikanët dhe revolucionarët më trima, tha nënpresidentja Iliana Jotova në një fjalim në ceremoninë e shënimit të 171 vjetorit të lindjes së burrit të shtetit në Sofje. “Në kohën tonë njerëz si ai janë pak të njohur”. I..