Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sa kushtojnë zgjedhjet në Bullgari?

Foto: BTA

Në fund të tetorit, për herë të dytë këtë vit, na presin zgjedhjet për deputetë, këtë herë për Asamblenë e 51-të Kombëtare.

Që nga fillimi i vitit 2021 deri më tani, këto janë zgjedhjet e shtatë radhazi parlamentare dhe të gjashta të parakohshme. Për votën, vendi ynë shpenzoi afro 514 716 900 leva /mbi 250 milionë euro/, bën të ditur BTA. Në buxhetin e Këshillit të Ministrave janë përfshirë edhe fondet për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta presidenciale, si dhe për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, në fillim të qershorit të këtij viti.

Këto janë statistikat: për votën e 4 prillit 2021 vendi ynë shpenzoi 65 649 500 leva /mbi 30 milionë euro/, për zgjedhjet e 11 korrikut 2021 - 68 191 500 leva /afërsisht 35 milionë euro/, më 14 nëntor të po këtij viti u zhvilluan zgjedhjet për president dhe nënpresident, si dhe për Asamblenë Kombëtare, dhe shuma arriti 123 964 200 leva /mbi 60 milionë euro/. Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2 tetorit 2022 janë shpenzuar 71 044 500 leva /mbi 35 milionë euro/. Për zgjedhjet më 2 prill 2023, kostot janë 87 687 800 leva /afërsisht 40 milionë euro/. Zgjedhjet e fundit më 9 qershor 2024 për deputetë të Parlamentit Evropian nga Bullgaria dhe zgjedhjet për deputetë kanë një financim total prej 98 179 400 leva /afërsisht 50 milionë euro/.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për 5 ditë Stara Zagora bëhet kryeqyteti i birrës

Përjetime të paharrueshme me birrën e freskët, kokteje të birrës alkoolike dhe joalkoolike të zhvilluara posaçërisht, hite të preferuara bullgare dhe të huaja të hip-hop dhe rok, folklor bullgar dhe meze të shijshme premtojnë nga Komuna e qytetit..

botuar më 24-09-04 5.25.PD

Qyteti Maxharovo në Rodope pret Festivalin e Shkabës

Lojëra, shfaqje filmash, vëzhgim zogjsh dhe koncerte në ajër të hapur janë vetëm disa nga ngjarjet në kuadër të Edicionit të Shtatë të Festivalit të Shkabës, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 shtator në qytetin e Maxharovos. Festa do të shënojë..

botuar më 24-09-01 9.15.PD

Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” po kremton festën e saj verore

Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës, Peshkopin Gerasim të Mellnikut dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Bullgare. Shërbesa solemne..

botuar më 24-08-30 12.43.MD