Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim dhe një statujë të tre nimfave - mbrojtëse të burimeve minerale, tha për BNR Prof. Dimço Momçillov, drejtues i hulumtimit.
"Ne e zbuluam nimfeumin vitin e kaluar në periferi dhe tani kemi filluar ta studiojmë atë," shpjegoi ai.
Pranë shatërvanit të kultit, arkeologët zbuluan shumë qeramika dhe monedha të lashta të shekujve I dhe II. Në këtë zonë, në verën e vitit 2022, ishte zbuluar edhe një mbishkrim i jashtëzakonshëm kushtuar nimfave, nga fundi i shekullit I - fillimi i shekullit të II.
Arkeologët po hetojnë edhe një shtresë mesjetare, ku janë identifikuar deri tani në dy vitet e fundit pesë banesa, një pjesë e një kishe dhe një nekropol, të cilat përshtaten në kufijtë kronologjikë të shekujve 11-13. Është zbuluar gjithashtu një sasi e madhe e qeramikës artistike, monedhave dhe vulave.
Studimet arkeologjike e “Aquae Calidae” financohen që nga viti 2008 dhe çdo vit zbulohen gjithnjë e më shumë fakte historike interesante.
Lexoni më shumë:
Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..
Januarius A. McGahan lindi 180 vjet më parë më 12 qershor. Me këtë rast, Muzeu Historik Rajonal në Plovdiv po shfaq një ekspozitë për jetën e gazetarit të guximshëm amerikan. Reportazhet e tij të quajtura "Letra nga ferri" në gazetën londineze..