Ellhovo ndodhet në pjesën juglindore të Ultësirës së Trakisë në mes të një fushe pjellore midis maleve Stranxha dhe Sakar. Një nga lumenjtë më të mëdha në Bullgari - Tunxha - kalon pranë qytetit, dhe në rajon ka 21 fshatra me tokë bujqësore, të cilat janë pjesë administrative të rrethit të qytetit Jamboll.
Në datat 6 dhe 7 shtator, Ellhovo pret demonstrime kulinare me produkte të prodhuara në rajon. Për të tetën herë, atje organizohet një festë dyditore - një ekspozitë "EKO shporta, të lutem!". Më e vlefshme është pjesëmarrja e prodhuesve dhe përpunuesve të vegjël vendas, të cilët ia kanë kushtuar punën e tyre bujqësisë së pastër biologjike.
Vizitorët mund të takojnë prodhuesit e mjaltit të pastër të bletës, përfaqësues të baxhove të vogla për djathë, kaçkavall dhe kos, përpunues të mishit dhe salsiçeve nga fermat afër qytetit. Dhe gjithashtu prodhues të një lloji të veçantë të trëndafilave, frutave dhe perimeve të stinës, të rritura duke përdorur teknologjinë e bujqësisë së qëndrueshme. Të gjitha fermat janë në territorin e komunave Ellhovo, Boljarovo dhe Tunxha.
Vetë emri i ekspozitës "EKO shporta, ju lutem!" vjen në kuadër të projektit me të njëjtin emër me pjesëmarrjen e Bullgarisë dhe Sllovenisë, i cili financohet në kuadër të Programit për Zhvillimin e Zonave Rurale 2014-2020.
Me kalimin e viteve, bujq nga të dy vendet vizituan ferma të ndryshme me bazë shkëmbimi. Në ekspozitën e sivjetshme nuk do të ketë fermerë sllovenë në Ellhovo, por ata kanë mbetur me përshtypje të mira për burimet tona natyrore dhe prodhimet e shijshme bullgare, na thotë Neli Kadieva, kryetare e Grupit të Iniciativës Lokale "Ellhovo - Boljarovo" dhe organizatore e ekspozitës bujqësore në qytet.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: migelhovo.org
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..