Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politikanët uruan bullgarët për ditën e bashkimit

Foto: Ani Petrova, BNR

“Më 6 shtator 1885, Bullgaria tregoi se nuk mund të ketë një kufi të përcaktuar artificialisht mes bullgarëve. Sot ne përpiqemi për heqjen e këtij të fundit, e cila na ndan artificialisht nga Bashkimi Evropian. Të bashkuar do t'ia dalim!”, shkroi kryeministri në detyrë Dimitër Glavçev në faqen e tij në Facebook.

Udhëheqësi i GERB, Bojko Borisov, kujtoi moton kombëtare "Bashkimi e bën forcën".

“Bashkimi i Principatës së Bullgarisë dhe Rumelisë Lindore ishte një akt që u bë i mundur sepse bullgarët besuan në vetvete pa pritur shpëtimtarin dhe kjo ndryshoi historinë tonë”, thuhet në qëndrimin e bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov.

“Le të ruajmë së bashku trashëgiminë tonë si qytetarë bullgarë dhe të mbrojmë identitetin kombëtar dhe vlerat evropiane. Të gjejmë kauzat që na bashkojnë, në emër të mirëqenies së popullit dhe fillimit të ri për Atdheun tonë”, kërkoi kryetari i grupit parlamentar të PDSH-së, Deljan Peevski.

“Sot, më shumë se kurrë, populli bullgar ka nevojë për unitet, bashkim dhe kohezion – vlera që koha kërkon t’i ruajmë për të jetuar në një Bullgari moderne dhe evropiane”, shkroi kryetari i DPS-së, Xhevdet Çakërov.

“Gëzuar festën, bullgarë! Ta bëjmë Bullgarinë të lirë, të pavarur dhe të bashkuar sërish!”, përshëndeti lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov.

“Dita e Bashkimit të Bullgarisë është data e ndritur që dëshmon madhështinë e idealit kombëtar bullgar. Sot, kur Bullgaria po përballet me sprova të rënda, ne jemi të detyruar ta ndjekim këtë shembull madhështor”, tha ushtruesi i detyrës së kryetarit të BSP-së Atanas Zafirov.

Lexoni më shumë:




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mirëpresim anijen "Shën Kirili dhe Metodi" me eksploruesit bullgarë të Antarktidës

Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar udhëtimin dhe anija pritet të ankorohet në port rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në vend të orës..

rinovuar më 25-04-11 9.21.PD

Bora dhe erërat e forta uragane ndërprenë energjinë elektrike në mbi 100 fshatra në Bullgarinë Verilindore

Reshjet e borës dhe erërat e forta gjatë orëve të natës në Bullgarinë Verilindore shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 100 vendbanime në rajonet Ruse, Silistra, Shumen, Tërgovishte, Dobriç dhe Varna. Erërat e uraganit rrëzuan një..

botuar më 25-04-11 9.11.PD

Parashikimi i motit për 11 prillin 2025

Të premten , vranësirat do të shtohen përsëri, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në vende të izoluara në Bullgarinë Lindore, ndërsa natën e së shtunës në pjesën tjetër të vendit. Temperaturat minimale do të..

botuar më 25-04-10 7.35.MD