Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politikanët uruan bullgarët për ditën e bashkimit

Foto: Ani Petrova, BNR

“Më 6 shtator 1885, Bullgaria tregoi se nuk mund të ketë një kufi të përcaktuar artificialisht mes bullgarëve. Sot ne përpiqemi për heqjen e këtij të fundit, e cila na ndan artificialisht nga Bashkimi Evropian. Të bashkuar do t'ia dalim!”, shkroi kryeministri në detyrë Dimitër Glavçev në faqen e tij në Facebook.

Udhëheqësi i GERB, Bojko Borisov, kujtoi moton kombëtare "Bashkimi e bën forcën".

“Bashkimi i Principatës së Bullgarisë dhe Rumelisë Lindore ishte një akt që u bë i mundur sepse bullgarët besuan në vetvete pa pritur shpëtimtarin dhe kjo ndryshoi historinë tonë”, thuhet në qëndrimin e bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov.

“Le të ruajmë së bashku trashëgiminë tonë si qytetarë bullgarë dhe të mbrojmë identitetin kombëtar dhe vlerat evropiane. Të gjejmë kauzat që na bashkojnë, në emër të mirëqenies së popullit dhe fillimit të ri për Atdheun tonë”, kërkoi kryetari i grupit parlamentar të PDSH-së, Deljan Peevski.

“Sot, më shumë se kurrë, populli bullgar ka nevojë për unitet, bashkim dhe kohezion – vlera që koha kërkon t’i ruajmë për të jetuar në një Bullgari moderne dhe evropiane”, shkroi kryetari i DPS-së, Xhevdet Çakërov.

“Gëzuar festën, bullgarë! Ta bëjmë Bullgarinë të lirë, të pavarur dhe të bashkuar sërish!”, përshëndeti lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov.

“Dita e Bashkimit të Bullgarisë është data e ndritur që dëshmon madhështinë e idealit kombëtar bullgar. Sot, kur Bullgaria po përballet me sprova të rënda, ne jemi të detyruar ta ndjekim këtë shembull madhështor”, tha ushtruesi i detyrës së kryetarit të BSP-së Atanas Zafirov.

Lexoni më shumë:




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Përfaqësia e KE-së në Bullgari

Komisioni Evropian i dorëzon një çmim përkthimi nxënëses së klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova

Nxënësja bullgare e klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova, është mes 27 fituesve të konkursit të 18-të evropian të përkthimit për nxënësit e shkollave të mesme Juvenes Translatores, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Përkthime me Shkrim..

botuar më 25-04-10 6.05.PD

Parashikimi i motit për 10 prillin 2024

Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..

botuar më 25-04-09 7.35.MD

Transporti publik i Sofjes do të protestojë të hënën, bllokon kryqëzimet

Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..

botuar më 25-04-09 6.30.MD