Vranësirat do të jenë të konsiderueshme ditën e shtunë. Do të bie shi në Bullgarinë Lindore, në Ultësirën e Trakisë së Epërme dhe në rajonet malore. Pasdite reshjet do të ndërpriten, vranësirat do të fillojnë të çahen, ndërsa në mbrëmje do të zvogëlohen. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25° dhe 30°, në Sofje rreth 26°.
Në zonat malore vranësirat do të jenë më të theksuara dhe në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra shiu të shoqëruar me bubullima. Dukuritë do të jenë më intensive në malet e Bullgarisë Perëndimore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga lindja-verilindja, në zonat më të larta nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 19°, në 2000 m – rreth 14°.
Mbi Detin e Zi vranësirat do të jenë të konsiderueshme në orët e pasdites me reshje shiu, në më shumë vende të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 24° dhe 26°, kurse uji i detit është 26°-27°.
Në programin e ditës së parë të edicionit të sivjetmë të festivalit ndërkombëtar “Velenxa Ballkanike” në fshatin Shishkovci , komuna e Kjustendilit, përfshihen ekspozitat “Velenxat e Kraishteto”, “Veshjet në Kraishteto nga fillimi i shekullit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës, vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi, ndërsa pas mesditës në shumë zona të Bullgarisë..
Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova do të vizitojë Bullgarinë më 13 shtator, njoftoi BTA, duke cituar informacione nga Zyra e Presidentit në Shkup. Në kuadër të vizitës së saj në kryeqytetin bullgar,..
Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS për Komisionere Evropiane nga Bullgaria, merr portofolin e startup-eve, kërkimeve shkencore dhe inovacionet...