Edhe këtë vit Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit do të prezantojë çmimin vjetor "Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska 2023" në një ceremoni zyrtare që do të mbahet në tetor. Për çmimin prestigjioz janë nominuar 24 bashkatdhetare nga 19 vende. Juria do të zgjedhë më të denjët prej tyre. Megjithatë, publiku mund të bëjë zgjedhjen e tij edhe duke votuar online për çmimin "Bullgarja e preferuar e audiencës" në konkursin vjetor të Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit KËTU. Votimi përfundon më datë 02.10.2024 në orën 15:00.
“Ne duam që njerëzit të shohin se sa shumë janë gratë bullgare, të cilat e duan atdheun e tyre, të cilat sakrifikojnë kohën e tyre që mund t'u jepnin familjeve të tyre, për të ruajtur gjuhën bullgare dhe kulturën bullgare.
Secila nga këto 24 bullgare tashmë është shpërblyer vetëm për faktin se është nominuar. Kjo do të thotë se puna e saj tashmë është vënë re dhe ne duam që e gjithë shoqëria t'i mësojë emrat e tyre dhe të zgjedhë njërën prej tyre e cila ta marrë çmimin e publikut bullgar", - shpjegoi në një intervistë për Radio Bullgarinë drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Bullgare për Bullgarët Jashtë Shtetit Rajna Manxhukova.Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës..