Presidenti Rumen Radev ishte bashkë-pilot në një avion luftarak F-16 të pilotuar nga një pilot italian. Fluturimi demonstrues nga baza ajrore “Graf Ignatievo” zgjati 40 minuta.
“Fluturimi me F-16 më ktheu në vitin 2005, kur me gjeneralin Clark, asokohe kapiten, fluturonim në një avion të tillë. Atëherë unë isha komandant i bazës ajrore “Graf Ignatievo” dhe bashkëpunimi gradual filloi pas pranimit tonë në NATO. ", tha Radev.
Ai kujtoi se falë bashkëpunimit me SHBA-në "ne kemi përvetësuar shumë taktika, teknika dhe procedura moderne, kemi përvetësuar të gjitha kapacitetet e MiG-29 dhe pilotët tanë janë shumë të mirë, si kolegët e tyre amerikanë.
Radev shprehu besimin se me blerjen e F-16 Block 70 do të hiqen një sërë kufizimesh teknike për aviacionin bullgar. “Për të shfrytëzuar kapacitetet e plota të këtij avioni të mrekullueshëm, do të duhet të vazhdojmë bashkëpunimin me pilotët nga baza ajrore “Aviano”, shtoi kreu i shtetit.Në hapjen e vitit shkollor në Shkollën e Mesme të kryeqytetit “Albert Ainshtain”, presidenti Rumen Radev u bëri thirrje nxënësve që të jenë “krijues të vërtetë” të “së nesërmes” së tyre. Në urimin e tij për Vitin e Ri Shkollor, kreu i shtetit u uroi..
Me rastin e ditës së parë të shkollës, ushtruesi i detyrës së ministrit të arsimit dhe shkencës, Prof. Galin Cokov, iu drejtua drejtorëve, arsimtarëve dhe specialistëve pedagogjikë në institucionet arsimore, nxënësve të klasës së parë dhe nxënësve dhe..
Në 396 shkolla të së dielës të regjistruara për vitin e ri shkollor 2024/2025 në 43 shtete në 6 kontinente do të mësojnë mbi 32 000 fëmijë bullgarë. Më shumë se 2000 mësues do t'u japin prapë njohuri bashkatdhetarëve tanë të rinj - jo vetëm për..
BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Vizita e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska është me rastin e një ngjarjeje kulturore - vizita e Operës dhe Baletit Kombëtar të..