Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Patriku bullgar Daniill bekoi fëmijët për vitin e ri shkollor

Patriku bullgar Dniill
Foto: BTA

Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot në hapjen e vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat ​​në Bullgari. Në mesazhin e tij "me dashuri atërore dhe bekim krye-baritor", Shenjtëria e tij uron "që viti i ri shkollor të jetë i frytshëm, i bekuar dhe shpëtimtar!" “Të mbajmë mend gjithmonë se Burimi i gjithë diturisë dhe urtësisë së vërtetë është Zoti ynë Jezu Krisht”, thekson Patriku bullgar në mesazhin e tij. Ai vë në dukje se “në historinë e tij, populli ynë ortodoks ka dëshmuar dashurinë dhe përkushtimin e tij ndaj letërsisë dhe arsimimi, në të cilët ai ka gjetur një themel të fortë për suksesin dhe prosperitetin e tij.”

Sipas tij, misioni i mësuesve është veçanërisht i rëndësishëm sepse ata punojnë me shpirtra të gjallë njerëzorë, për të cilat nevojiten shumë virtyte si durimi, këmbëngulja, dashamirësia, ndjeshmëria, arsyeshmëria, çiltërsia, sinqeriteti, gëzimi, mirësia dhe aftësia për të falur dhe ata arrihen me besim në Zot dhe lutje ndaj Tij.

Duke iu drejtuar nxënësve, Patriku Daniil thekson se “shkolla mund të jetë një nga vendet më të mrekullueshme në botë, ku mësojmë jo vetëm të njohim natyrën, botën dhe njeriun, por mbi të gjitha të jetojmë në bashkësi, të duam, të ndjejmë empati, të falim, t’u ndihmojmë të tjerëve. Ne mësojmë të dallojmë te shokët tanë të klasës Krijesën e Zotit, e cila meriton dashuri, kujdes dhe respekt.” Në fund, Shenjtëria e tij u kujton prindërve se arsimi pa edukim është i pafrytshëm dhe mund të edukojë vetëm ai që vetë ka dashuri për Zotin dhe njeriun.

Në fund të fjalimit të tij, ai uron që sprovat e përkohshme që po kalojmë si komb dhe shoqëri, të mos na dekurajojnë dhe të mos e bëjnë këdo të hezitojë në mësimdhënien dhe përvetësimin e njohurive të dobishme me zell dhe kujton se "Zoti i lejon sprovat të na forcojë edhe më shumë përmes tyre”.

Patriarku bullgar Daniill përfundon me urimin që Zoti t'u dhëntë të gjithë mësuesve, nxënësve dhe prindërve forcë dhe shëndet në Vitin e Ri Shkollor!




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çmimet e reja për dokumentet bullgare hyjnë në fuqi nga 1 janari

Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..

botuar më 25-01-01 4.59.MD
Foto: Sekretariati i shtypit i Presidentit

Presidenti Rumen Radev: Besoj se kemi talent për ta konfirmuar Bullgarinë si një vend sovran dhe të begatë në hartën e Evropës

Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..

botuar më 25-01-01 12.05.PD

Çfarë e pret BE-në në vitin 2025

“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..

botuar më 24-12-31 1.35.MD