Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një takim për përfshirjen e Bullgarisë në programin e udhëtimit pa viza të SHBA-së.
"Përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan të udhëtimit pa viza është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe do të tregojë natyrën strategjike të marrëdhënieve midis dy vendeve tona", theksoi Kondov. Ai tregoi se deri në fund të vitit do të nisë një fushatë informuese për rritjen e informimit të shoqërisë për Programin dhe sqarimin e kushteve dhe procesit të aplikimit për vizë për SHBA-në. Qëllimi është ulja e shkallës së refuzimit - një kriter i domosdoshëm për heqjen e vizave. Ambasadori Merten konfirmoi gatishmërinë e Ambasadës së SHBA-së në Sofje për të vazhduar ndihmën në përpjekjet e Bullgarisë për përfshirje në program.
Në bisedë Kondov ngriti edhe çështjen e lidhjes së Marrëveshjes për sigurinë shoqërore ndërmjet Bullgarisë dhe SHBA-së, e cila do të ishte në interes të qytetarëve bullgarë që punojnë apo jetojnë në SHBA. U diskutua edhe bashkëpunimi me SHBA-në për të kundërshtuar manipulimin e huaj të informacionit.Pa kompensim për çmimin e energjisë elektrike, ndërmarrjet do të jenë jokonkurruese. Ata që nuk mund ta kalojnë dot rritjen e çmimit të energjisë elektrike në çmimet e produkteve të tyre dhe ata që kanë kontrata ndërkombëtare do të falimentojnë. Të..
Qëndrimi i qeverisë është konstant. Kisha Ortodokse Bullgare është një dhe e pandashme, uniteti i saj është i një rëndësie të veçantë për shoqërinë. Duke marrë parasysh parimet e sundimit të ligjit dhe ndarjen e pushteteve, zgjidhja e çështjes me dy..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime zgjodhi Vanja Stefanovën zëvendës-kryeprokurore. Kështu, zëvendësit e Sarafovit bëhen dy. Në..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..
Bullgarët shkelën për herë të parë në ishullin Smith në Antarktidë. Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, me kushte të mira moti, më 10 janar 2025. anija..
Grupe të veçanta pretendojnë të shprehin ortodoksinë lindore dhe ky është një problem, tha për bTV patriarku bullgar Daniil me rastin e regjistrimit të..