Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Reagime të ashpra në Bullgari pasi zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut i quajti bullgarët "të paqytetëruar"

Aleksandër Nikolloski
Foto: rtsh.al

BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me komentet e zëvendëskryeministrit Aleksandër Nikolloski. Në një intervistë televizive, ai i quajti bullgarët "të paqytetëruar" dhe mohoi kategorikisht se të dy vendet kanë një histori të përbashkët. Sipas BSP, reagimi i palës bullgare duhet të jetë "jashtëzakonisht i ashpër". Fjalët e Nikollovskit janë për mungesën e flamurit të RSM-së në takimin joformal të presidentëve Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska-Davkova të premten më 13 shtator.

“Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të tërhiqet menjëherë, derisa Bullgaria dhe bullgarët nuk marrin falje të duhur për fyerjet ndaj shtetit dhe popullit bullgar!”, shkroi në një mesazh për mediat kryetari i Grupit Parlamentar të DPS-së, Deljan Peevski.

“Mendoj se fjalët janë ofenduese dhe të pamatura, dhe politikanët maqedonas duhet ta kuptojnë një gjë – nëse duan të jenë anëtarë të Bashkimit Evropian, duhet të respektojnë marrëveshjet e shkruara”, ishte kategorik Asen Vasilev nga PP-DB.

Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka vend në BE, komentoi kryetari i Grupit Parlamentar të ITN-së Toshko Jordanov në margjinat e Kuvendit Popullor.

Ministria e Punëve të Jashtme doli me një qëndrim për rastin. “Në lidhje me kualifikimet e njëpasnjëshme fyese ndaj Bullgarisë dhe popullit bullgar nga zyrtarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne refuzojmë kategorikisht të përfshihemi në një ton të tillë joevropian dhe të papajtueshëm me edukimin e mirë. Partnerët tanë janë të njoftuar për provokimet e paprovokuara, duke përfshirë edhe prishjen e dialogut. Edhe një herë rikujtojmë rëndësinë kyçe të zhvillimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në deklaratën e departamentit tonë diplomatik.

Më shumë hollësi për vizitën e delegacionit maqedonas në Sofje mund të lexoni në postimet e mëposhtme:





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov

Rosen Zheljazkov për votën e mosbesimit: Jemi shumë më të qëndrueshëm për të mos u mashtruar nga motivet e debateve

Kryeministri Rosen Zheljazkov e përshkroi votën e mosbesimit ndaj qeverisë mbi politikën e saj të jashtme, që po debatohet aktualisht në Kuvendin Popullor, si një përpjekje për të mbjellë mosmarrëveshje midis partive në koalicionin qeverisës. “Ky..

botuar më 25-04-02 1.46.MD

Këshilli i Ministrave zgjati me një muaj programin për të ndihmuar refugjatët ukrainas

Programi i ndihmës humanitare për personat e zhvendosur nga Ukraina u zgjat me një muaj, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Gjatë kësaj kohe, ndihma humanitare do të vazhdojë të ofrohet për qytetarët ukrainas në nevojë në kushte të diferencuara..

botuar më 25-04-02 10.57.PD
Hasan Azis

DPS-DPS do të mbështesë kabinetin të paktën deri në qershor

“Demokracia, të drejtat dhe liritë” – DPS do ta mbështesë qeverinë deri në marrjen e raportit të konvergjencës për eurozonën, i cili pritet në qershor të këtij viti, u bë e qartë nga deklarata e miratuar në mbledhjen gjashtë-orëshe të organeve..

botuar më 25-04-02 8.47.PD