BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me komentet e zëvendëskryeministrit Aleksandër Nikolloski. Në një intervistë televizive, ai i quajti bullgarët "të paqytetëruar" dhe mohoi kategorikisht se të dy vendet kanë një histori të përbashkët. Sipas BSP, reagimi i palës bullgare duhet të jetë "jashtëzakonisht i ashpër". Fjalët e Nikollovskit janë për mungesën e flamurit të RSM-së në takimin joformal të presidentëve Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska-Davkova të premten më 13 shtator.
“Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të tërhiqet menjëherë, derisa Bullgaria dhe bullgarët nuk marrin falje të duhur për fyerjet ndaj shtetit dhe popullit bullgar!”, shkroi në një mesazh për mediat kryetari i Grupit Parlamentar të DPS-së, Deljan Peevski.
“Mendoj se fjalët janë ofenduese dhe të pamatura, dhe politikanët maqedonas duhet ta kuptojnë një gjë – nëse duan të jenë anëtarë të Bashkimit Evropian, duhet të respektojnë marrëveshjet e shkruara”, ishte kategorik Asen Vasilev nga PP-DB.
Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka vend në BE, komentoi kryetari i Grupit Parlamentar të ITN-së Toshko Jordanov në margjinat e Kuvendit Popullor.
Ministria e Punëve të Jashtme doli me një qëndrim për rastin. “Në lidhje me kualifikimet e njëpasnjëshme fyese ndaj Bullgarisë dhe popullit bullgar nga zyrtarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne refuzojmë kategorikisht të përfshihemi në një ton të tillë joevropian dhe të papajtueshëm me edukimin e mirë. Partnerët tanë janë të njoftuar për provokimet e paprovokuara, duke përfshirë edhe prishjen e dialogut. Edhe një herë rikujtojmë rëndësinë kyçe të zhvillimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në deklaratën e departamentit tonë diplomatik.
Më shumë hollësi për vizitën e delegacionit maqedonas në Sofje mund të lexoni në postimet e mëposhtme:
Ministri i jashtëm maqedonas refuzoi një takim me homologun e tij bullgar në Sofje
Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit në diskotekën në Koçan. Ajo ka lindur në qytetin maqedonas që u bë skena e tragjedisë, ku 59 persona..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari, njoftoi në një konferencë informimi drejtori i Spitalit Emergjent “Pirogov”, dr. Valentin Dimitrov...
62% e prindërve janë kategorikisht kundër futjes së lëndës obligative “Feja dhe Ortodoksia”, dhe vetëm 10% e konsiderojnë mungesën e edukimit fetar si problem të konsiderueshëm. Këtë e tregon një anketë e Shoqatës së Prindërve, në të cilën morën pjesë..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..
Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit..
18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut...