Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me pjesëmarrësit e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Udhëtimit "Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”. Projekti, i cili po realizohet nën patronazhin e nëndëspresidentit, përfshin kërkime të të rinjve dhe pedagogëve të tyre nga 11 universitete të 9 vendeve.
Ekspertët e gjuhës dhe letërsisë bullgare vizatojnë rrugë turistike që lidhen me letërsinë, kulturën dhe historinë bullgare. Projekti përfshin një gamë të gjerë temash - që nga studimi i mjedisit urban përmes riinterpretimeve kulturore të dasmës deri te subjektet letrare bullgare dhe projektimi i tyre në letërsinë e vendeve të tjera evropiane.
“Me hulumtimet tuaja, ju u shtoni njohurive botërore për Bullgarinë. Veprat tuaja janë edhe më të vlefshme për ne bullgarët. Ideja për Bullgarinë që ne e shohim me sytë tuaj na pasuron edhe neve”, iu drejtua të pranishmëve nënpresidentja. “Në epokën e sotme teknologjike, ne kemi nevojë për hirin e fjalës dhe mençurinë e epokave të mbledhura në të. Jemi të përkushtuar të flasim për territorin shpirtëror të Bullgarisë, për ndikimin e madh të Bullgarisë në zhvillimin qytetërues dhe kulturor jo vetëm të sllavëve, por të mbarë botës”, theksoi Jotova. “Shumë vende lindën nga pushtimi i territoreve me shpatë, por Bullgaria lindi nga fjalët, shkronjat, librat dhe spiritualiteti. Prandaj quhet perandori shpirtërore”, theksoi nënpresidentja.
Bilancet në të gjitha llogaritë në leva në banka do të konvertohen automatikisht dhe pa pagesë nga leva në euro që nga data e pranimit të vendit në eurozonë me kursin e këmbimit të shpallur zyrtarisht (1.95583 leva = 1 euro). Këtë e njoftoi për BTA..
Në sezonin e maturave dhe në fundin e vitit shkollor në qershor, hedhim një vështrim ndaj emocioneve të të rinjve, të cilëve u pret përpara të hapin një faqe të re në jetë pas përfundimit të arsimit të mesëm. Është karakteristikë për çdo adoleshent të..
Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një moment kanë qenë në buzë të zhdukjes. Pavarësisht prirjes shqetësuese, Dimitër Totev nga fshati..
Tre bizonë të vegjël janë sjellë në jetë në Rodopet Lindore gjatë javëve të fundit, njoftoi fondacioni "Rodopet më të egra". Ato janë shtesat e para në..