Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Asnjë pajisje “Pager” nuk u dërgua përmes Bullgarisë për grupin "Hezbollah"

Foto: BGNES

Në lidhje me publikimet mediatike se një kompani e regjistruar në Bullgari i dorëzoi organizatës libaneze "Hezbollah" dërgesa me pajisje “Pager”, që u shpërthyen në territorin e Libanit dhe Sirisë, Agjencia Shtetërore "Siguria Kombëtare" (DANS) njoftoi se përmes territorit të Bullgarisë nuk u realizuan operacione doganore me mallra të tilla.  Asnjë operacion doganor nuk u krye me kompanitë e huaja të përmendura në media, thuhet në një deklaratë të Shërbimit Doganor Shtetëror, të cituar nga BTA.

Një kompani e regjistruar në Bullgari i shiti “Hezbollahut” të sanksionuar nga BE-ja pajisjet “Pager”, që shpërthyen njëkohësisht, duke vrarë dhjetëra dhe duke plagosur qindra anëtarë të grupazhit, pretendon uebsajti hungarez “Telex”. Më parë, qeveria e kryeministrit hungarez Viktor Orbán mohoi gjithashtu informacionin se kompania që furnizoi pajisjet “Pager” nën emrin e markës së prodhuesit tajvanez Gold Apollo është e regjistruar në Hungari.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i Byrekut në fshatin Banica

Mbi 100 mjeshtre të kuzhinës do të marrin pjesë në edicionin e radhës të Festivalit të Byrekut në fshatin Banica, rajoni i qytetit Vraca të Bullgarisë Veriperëndimore. Ai do të zhvillohet në ndërtesën e Vatrës lokale të Kuturës "Svetlina 1910"...

botuar më 25-05-17 6.10.PD

Parashikimi i motit për 17 majin

E shtuna do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës do të ketë vranësira të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore, ku në disa vende do të ketë ende reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor...

botuar më 25-05-16 7.45.MD

Çmimi fiks i energjisë elektrike për familjet mbetet... për momentin

Liberalizimi i sektorit të banesave u shty për një kohë të pacaktuar. Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Ujit do të vazhdojë të përcaktojë çmimin pas 1 korrikut. Kjo u vendos nga deputetët, të cilët miratuan ndryshimet në Ligjin për Energjetikën..

botuar më 25-05-16 5.38.MD